Driton Kuka ka disa fjalë për garuesit e tij

Xhudo

Driton Kuka ka disa fjalë për garuesit e tij

Nga: K.G. Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 20:10
Erza me kimono të Majlindes

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, është i ngazëllyer me paraqitjet e xhudisteve të tij në Kampionatin Evropian U-21, që po zhvillohet në Poreç të Kroacisë. 

Laura Fazliu u stolis me medalje të argjendtë, ndërsa Erza Muminoviq zuri vendin e pestë dhe Arbër Kullashi arriti në pozitën e nëntë. 

“Në Poreç dje e sot në Evropianin U21 garuan tre garues tonë!
Laura Fazliu fitoj medaljen e argjendtë dhe u shpall nënkampione Evropiane kategoria 63 kg! Mposhti tri garuese e në finale humbi kundër çekes Zachova edhe pse llogaritej favorite!

I mungoj ana taktike e luftës edhe pse sipas meje cilësi ka më shumë se sa kundërshtarja e saj!
Megjithatë sukses i madh i Laurës pavarësisht opinionit tim që ajo është desht sot të bahet Kampione Evropiane!

Erza Muminoviqi erdhi deri në gjysmëfinale dje në kategorinë 48 kg dhe u ringjall marr parasysh që një kohë të gjatë ishte pa suksese serioze, gjysëmfinale humbi e pastaj edhe për medalje por u radhit e 5 që është plasman solid.

Arbër Kullashi shënoj dy fitore e pastaj pësoj humbje dhe u radhit i 9 që jep sinjale pozitive për të ardhmen e tij.
Pas tri ditësh do mbahet po në Poreç Evropiani U23 dhe presim suksese të reja pse jo edhe medalje!

Foto Erza me kimono të Majlindes por për me arrit sukseset e Majlindes edhe Erza edhe të gjithë duhet të kenë përkushtimin e saj”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat