Tri xhudiste kërkojnë medalje në garën më të rëndësishme të vitit

Xhudo

Tri xhudiste kërkojnë medalje në garën më të rëndësishme të vitit

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 22:30
Foto ilustrim

Xhudistet Distria Krasniqi, Flaka Loxha dhe Loriana Kuka do ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Evropian “Pragë 2020”, që prej nesër deri të shtunën mbahet në Pragë të Çekisë.

Evropiani është gara më e rëndësishme e vitit për xhudistët tanë.

Krasniqi garon në kategorinë deri në 48 kilogramë, Loxha në -57 kg dhe Kuka në -78 kg.

Nesër garojnë Krasniqi dhe Loxha, kurse të shtunën Kuka.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat