Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, ka reaguar ashpër, duke tërhequr vërejtjen disave. Trajneri i kampiones olimpike, xhudistes Majlinda Kelmendi, ka kërkuar nga gjithsecili, që të kenë kujdes . “Prezantimi jashtë vendit në emër të shtetit ka përgjegjësi në çdo lloj prezantimi prej sportit e deri te politika!
Përgjegjësi kemi për paraqitje dinjitoze në sjellje, rezultate e edhe në shumë dimensione tjera!
Disa politikan po të ishin garues të xhudos e unë trener i tyre kurrë si kisha kanë me dal jashtë Kosovës në emër të shtetit!
Mosni ju lutem mosni, dinjitetin mos na ulni!
Kemi fituar medaljen e artë Olimpike qysh në pjesëmarrjen e parë që të kemi dinjitet në Botë e para Botës.
Prandaj kujdes se jemi popull me virtyte të larta e me dinjitet!”, tha Kuka.