Sao Paolo fiton takimin me disa tifozë të lënduar

Zgjedhjet 2013

Sao Paolo fiton takimin me disa tifozë të lënduar

Më: 12 maj 2016 Në ora: 11:08

Michel Bastos afron Sao Paulon me fazën gjysmëfinale të Copa Libertadores. Falë një goli të realizuar nga ish lojtari i Lyonit dhe Romës, skuadra paulistë fitoi 1:0 ndeshjen e parë cerekfinale pasi mundi në derbin brazilian Atletico Mineiron. Në Morumbi Stadium, të besuarit e trajnerit argjentinas, Edgardo Bauza kishin një marsh më shumë se miqtë Mineiro duke u kërkuar më shumë fitoren kjo edhe për faktin se luanin përpara publikut të tyre. Në minutën e 79-të Bastos goditi saktë me kokë pas një krosimi nga goditja standarte të Wesley-it duke i dhënë i dhënë avantazhin Sao Paulos.

Në momentin e golit festa e tifozëve të skuadrës vendase ishte aq e madhe saqë disa prej tyre u rrëzuan nga shkallët e stadiumit, nga një lartësi prej dy metrash. U desh ndërhyrja e ambulancës për të normalizuar situatën sepse disa prej tifozëve mbetën të dëmtuar, ndërkohë që në ndihmë fansave të tyre u erdhën edhe vetë futbollistët e Sao Paulos. U deshën 5 minuta që loja të rifillonte dhe deri në fund rezultati nuk ndryshoi më me Sao Paulos që pas kësaj fitoreje ka shanse të mira për t’u kualifikuar në gjysmëfinalet e Copa Libertadores.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat