Mascherano: Nuk ka hapësira për gabime

Zgjedhjet 2013

Mascherano: Nuk ka hapësira për gabime

Më: 12 maj 2016 Në ora: 16:11

Barcelona pret ta festojë titullin të shtunën e fundjavës. Katalunasit patjetër iu duhet fitorja si mysafir i Granadës, se në të kundërtën mund të rrezikojnë shumë, në rast se fiton Real Madridi në La Coruna. Barcelona kryeson me 88 pikë, ka një më shumë se Reali një javë pa rënë perdja e kampionatit spanjoll në futboll. Mbrojtësi i Barcelonës, Javier Mascherano shpreson që ekipi i tij të mos ''rrëshqasë'' në ndeshjen e fundit. “Jemi të bashkuar dhe e dimë se fitorja varet nga ne, do të jetë një ndeshje tejet e vështirë. Nuk ka hapësira për gabime dhe ne duhet të mos lëshojmë pe”, tha Mascherano.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat