LDK s’e do PDK-në

Zgjedhjet 2014

LDK s’e do PDK-në

Më: 10 gusht 2014 Në ora: 08:54

Lidhja Demokratike e Kosovës ka përjashtuar mundësinë për një marrëveshje në mes të saj dhe Partisë Demokratike të Kosovës për formimin e Qeverisë së re. Në një prononcim dhënë gazetës anëtari i kryesisë së LDK-së Lutfi Haziri, ka thënë se marrëveshja në mes të LDK-së dhe PDK-së mbetet vetëm dëshirë e kësaj të fundit, por që nuk mund të realizohet.
“Rrethanat të cilat janë krijuar kjo lë për të dëshiruar. Nuk ka të bëjë asgjë me realitetin”, ka thënë shkurt Haziri. Kjo deklaratë e Hazirit vjen pas një shkrimi të Rrustem Mustafës të PDK-së, në të cilin ai ka deklaruar se partia e tij është duke punuar për një koalicion me partinë e Isa Mustafës. “PDK po përgatitet për koalicion të madh që mundet me udhëheq vendin drejt prioriteteve të rëndësishme, dhe proceseve evropiane.

Këtë do ta bëjmë duke u siguruar që edhe opozita të jetë funksionale dhe zhvilluese. Pres shpejt të kuptohemi mes vete PDK-LDK. Bashkë mundemi!”, ka thënë Mustafa. Sipas tij, asnjë subjekt politik nuk do të duhej të besonte se mund të krijohet një koalicion me Vetëvendosjen, subjekt ky që ka orientim majtist për dallim prej LDK-së dhe AAK-së. /Tribuna

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat