Tahiri: Drejtorët duhet të jenë profesionistë, s’është problem prejardhja

Zgjedhjet 2014

Tahiri: Drejtorët duhet të jenë profesionistë, s’është problem prejardhja

Më: 10 gusht 2014 Në ora: 15:18

Anëtari i Kryesisë së AAK’së, Besnik Tahiri e ka quajtur të kotë debatin për emërimet nëpër drejtori të Komunë së Prishtinës njerëz që nuk janë nga kryeqyteti.
Reagimi i fundit ishte për emërimin e humbëses së garës për Kryetare të Gjakovës, Arbërie Nagavci, e cila do të udhëheq arsimin në Prishtinë.

Sipas Tahirit, drejtorët nëpër komuna duhet të jenë profesionistë e jo të shikohen se nga cili fshat apo rajon janë.

Madje, ai ka rekomanduar ndryshimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale i cili do të lejonte zgjedhjen e drejtorëve me konkurs dhe me kritere te qarta.

Lexojeni reagimin e plotë

Debati nga cili fshat e rajon është drejtori i një komune është debat plotësishtë i kot! Fokusi i diskursit publik duhet të jetë në cilësinë e shërbimeve, performancen e administratës dhe efikasitetin e komunës në raport me investime kapitale.

Në fakt janë dy çështje me rëndësi të sqarohen:

I. Qytetari voton përmes demokracisë së drejtpërdrejt për kryetarin e komunës i cili merr përgjegjësi dhe jap llogari si adresë kryesore e llogaridhënies (principal-agent theory). Pra, kryetari e ka besimin për menaxhim të burimeve njerëzore.

II. Emërtimi drejtorëve bëhet sipas Ligjit që nuk përcakton si parakusht asnjë kriter së kush duhet të jetë 'Drejtor'. Me than më troç, kryetari e ka të drejtën të vendos në pozicionin e drejtorit cilin do kuadër që mendon se e zbaton programin e tij politik. Për më shumë tendenca për të rajonalizuar drejtorët është diskriminim, e rëndësishme është që emërimi i drejtorëve komunal të ketë synim kryesor profesionalizmin si parakusht për të drejtuar dhe menaxhuar sa më mirë me dikasterin.

Në këtë aspekt, ligji për vetëqeverisje lokale duhet me urgjencë të saktësoj kriteret për zgjedhjen e drejtorëve. Unë përmes hulumtimit të titulluar: ‘Kryetari i Komunës –përfaqësues apo dominues?’ të publikuar në nëntor, 2012 pata rekomanduar që “drejtorët e departamenteve duhet të zgjidhen nëpërmjet një procesi të hapur dhe konkurues (profesional dhe akademik) të bazuar në kritere të qarta”.

Pra është domosdoshmëri ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit në mënyrë që udhëheqësit e sektorëve të trajtohen si profesionist dhe menaxhues të departamenteve e jo si staf politik.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat