Koalicioni dhe Vetëvendosja në raport të ngrirë

Zgjedhjet 2014

Koalicioni dhe Vetëvendosja në raport të ngrirë

Më: 14 gusht 2014 Në ora: 08:32

Koha kur Gjykata Kushtetuese pritet ta japë verdiktin mbi kushtetutshmërinë e zgjedhjes së Isa Mustafës kryeparlamentar, po ofrohet, por përpjekjet e koalicionit paszgjedhor LDK-AAK-Nisma për ta bërë edhe Vetëvendosjen partnerë të mundshëm qeverisës, po shuhen.
Palët, siç është konfirmuar, nuk janë takuar që nga 16 korriku, apo një ditë para mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit, për të gjetur një pajtueshmëri për bashkëqeverisje.

Meqë VV-ja insiston t’i përmbushen kushtet, lideri i LDK-së ka dhënë një mesazh kuptimplotë për këtë lëvizje. Ai ka siguruar elektoratin se koalicioni do të qeverisë pa kushte dhe se bërthamë e këtij koalicioni është LDK, AAK dhe Nisma. “Do të qeverisim pa kushte. Rrugën e dimë. Ne arritëm të bëjmë një marrëveshje LDK, AAK, Nisma, të komunikojmë me VV dhe partitë e komunitetit joshumicë; të mbajmë një sjellje normale dhe demokratike edhe ndaj PDK-së dhe partive të koalicionit të saj.

Ky është vullneti ynë dhe kultura jonë politike. Prandaj të gjithë ata që brengosen se do të jemi të kushtëzuar nga ky apo ai subjekt në qeverisjen e ardhshme, u them të flenë rehat.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat