Sahatçiu nga Kosova merr çmim prestigjioz në Gjenevë

Zvicra

Sahatçiu nga Kosova merr çmim prestigjioz në Gjenevë

Më: 16 janar 2019 Në ora: 13:03
Ora Sahatçiu

Kur AkriviA u njoftua si fituese e Orës për Burra në Grand Prix-in e Gjenevës në nëntor, audienca me gjasë dinte shumë pak për të.

Disa fansa, sidoqoftë, e thirrën zëshëm emrin e themeluesit, Rexhep Rexhepi, që doli në skenë për të marrë çmimin për Chronometre Contemporain-in e tij [shq.Kronometri bashkëkohor].

“Duket se je shumë popullor, zotëri,” tha Edouard Baer, shefi i asaj ceremonia.

Rexhepi është një ndër më të mirët e gjeneratës së tij si sahatpunues.

“Ky sahat bëri shumë gjëra bashkë përgjatë viteve për t’u bërë realitet,” tha Rexhepi kur po e pranonte çmimin.

I lindur më 1987 në Zhegër të Kosovës, Rexhepi e la vendin në kukatje të luftës më 1999 për Zvicrën.

Në vitin 2012, kur i kishte veç 25 vjet, ai e hapi punishten e tij në zonën e Qytetit të Vjetër të Gjenevës. Fillimisht prodhonte prototipe për brende tjera; më 2015 ai nisi ta zhvillonte AkriviA-n. Fjala rrjedh nga greqishtja dhe do të thotë “precizitet”.

Në këtë vakt të robotëve dhe Inteligjencës Artificiale, vizioni i Rexhepit është prodhimi i mekanizmave kreativë të punuar krejtësisht me dorë dhe të inspiruar nga klasicizmi i Abraham-Louis Breguet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat