Ekspozita historike “Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtetformimin e Kosovës” në Cyrih - Bota Sot
Ekspozita historike “Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtetformimin e Kosovës” në Cyrih

Zvicra

Ekspozita historike “Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtetformimin e Kosovës” në Cyrih

Nga: Haki Latifi Më: 22 janar 2019 Në ora: 17:46
Ekspozita historike “Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtetformimin e Kosovës”

Me rastin e 13 vjetorit të shkuarjës në përjetësi të Presidentit të Republikës së Kosovës, në Schlieren të Cyrihut, Sektori i Historisë i Muzeut të Kosovës hapi ekspozitën historike me titull “Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtetformimin e Kosovës”, me bashkautor Besnik Rraci dhe Sadik Krasniqi.

Të hënën, më 21 janar, me rastin e 13 vjetorit të kalimit në pavdekësi të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, në restorantin „Salmen“ në Schlieren/Zh, u hap një ekspozitë me fotografi dhe eksponate, kushtuar Presidentit të parë historik të Republikës së Kosovës.

Ekspozita me titull: “Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtetformimin e Republikës së Kosovës”, që ne hapjen e saj kishte tërheq mërgimtarë të shumtë, personalitete nga të gjitha fushat e jetës nga kantone të ndryshme të Konfederatës Zvicerane. 

Ftesës, për të marrë pjesë në këtë ekspozitë të organizuar nga bashkautorët Dr. Sadik Krasniqi dhe Magjistër Besnik Rraci, i ishin përgjigjur: z.Ambasadore e Republikës së Kosovës Nazane Breca, Zëvendës ministri për diasporë. z.Arian Daci, zv. Ambasadori z.Mustafë Xhemaili, Konsuli z. Islam Spahiu, Konsulja z.Shukrije Ramadani etj.

Në fillim në emër të organizatorit , përshëndeti të pranishmit z. Shukrie Ramadani, dërsa fjalë rasti mbajtën: z.Ambasadore e Republikës së Kosovës Nazane Breca, e cila foli për rolin vendimtar qe luajti Presidenti Dr. Ibrahim Rugova për pavarësinë e Kosovës si në planin kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar. 

Pastaj me fjalë rasti mbajtën Zëvendës ministri për diasporë. Z.Arian Daci, dhe Dr. Sadik Krasniqi, që kanë vu në lëvizje këtë ekspozitë shëtitëse nëpër disa shtetet të Evropës. Z. Krasniqi, foli kryesisht për punën që ka bërë Muzeu i Kosovës për grumbullimin dhe mbarështimin e materialit, tejet voluminoz, filluar nga trungu i familjes Rugova dhe rruga e gjatë e përplot sfida deri tek finalja e pavarësisë së Kosovës. 

Pjesë të ekspozitës janë; fotografi me motive nga familja, krijimtaria letrare, politika, diplomacia dhe shtetësia, si dhe çdo gjë tjetër që pasqyrojnë rrjedhjen e aktiviteteve të ish-presidentit Rugova para, gjatë dhe pas luftës në çlirimin e Kosovës nga pushtuesi serb.

Gjithashtu pjesë e ekspozitës janë: koleksione të ndryshme: Shalli, kravata e kuqe dhe jeleku me të njëjtën ngjyrë, së bashku me kostumin që ish-presidenti Ibrahim Rugova kishte përdorur gjatë vizitave me personalitete të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare janë pjesë e ekspozitës. Nuk mungonte as koleksioni i gurëve, që Rugova ia dhuronte miqve të tij. E as dhurata që ai i kishte marrë nga ish-presidenti amerikan.

Ekspozita levizëse vazhdon të jetë e hapur deri të shtunen me 26 janar 2019.

Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...