Aksidentohet shqiptarja nga Kosova në Zvicër, ja dyshimet e policisë - Bota Sot
Aksidentohet shqiptarja nga Kosova në Zvicër, ja dyshimet e policisë

Zvicra

Aksidentohet shqiptarja nga Kosova në Zvicër, ja dyshimet e policisë

Më: 25 janar 2019 Në ora: 21:46
Pamje nga aksidenti

Gjatë ditës së sotme në qytetin zviceran, Villnachern AG një shqiptare nga Kosova e moshës 23 vjeçare është aksidentuar me veturën e saj. 

Sipas asaj që shkruan ‘Blick’, thuhet që 23 vjeçares i kishte dal vetura nga kontrolli dhe kishte dalë nga rruga duke goditur llambat e dritës.

Fatmirësisht shqiptarja ka shpëtuar pa lëndime dhe vetëm me dëme materiale. Dëmi vlerësohet 15.000 franga. 

Image

Tipi i veturës ishte Citroën. Shqiptarja po dyshohet për përdorim të drogave apo alkoolit prandaj policia e ka detyruar atë të bëjë analizat. Patentë shoferi i saj i është marrë nga policia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...