Ky ishte personi që pa i pari shqiptarin e vrarë me thikë nga 75-vjeçarja zvicerane - Bota Sot
Ky ishte personi që pa i pari shqiptarin e vrarë me thikë nga 75-vjeçarja zvicerane

Zvicra

Ky ishte personi që pa i pari shqiptarin e vrarë me thikë nga 75-vjeçarja zvicerane

Nga: A.ZH Më: 21 mars 2019 Në ora: 22:35
Pamje nga vendi i ngjarjes, ku u vra një shtatëvjeçar nga Kosova

Sot rreth orës 12:45 një djalë 7-vjeçar në St Galler-Ring në Zvicër ishte viktimë e një krimi të dhunshëm. Kryerësi i dyshuar u arrestua.

Policia nuk ka dashur të komentojë mbi kombësinë e djalit, mirëpo sipas burimeve të medias zvicerane 20 minuta, djali është një shqiptar nga Kosova, përcjell Bota sot.

Nga zyra e prokurorit publik është bërë e ditur se djali u godit papritur me thikë nga një grua e moshuar derisa po kthehej nga shkolla në shtëpi.

Mësuesi zbuloi djalin e plagosur rëndë

Sipas inspektorit detektiv Peter Gill, personi që ka zbuluar djalin të plagosur rëndë, ishte mësuesi i klasës, i cili ishte nisur drejt shtëpisë me biçikletë.

Menjëherë, shërbimet emergjente u alarmuan. Ambulanca u përpoq për një periudhë të gjatë kohore për të ringjallur fëmijën. Djali më pas u pranua në departamentin e emergjencave të Spitalit të Fëmijëve Universitar dhe kirurgjisë emergjente, ku edhe vdiq.

Dëshmitarët okularë i thanë "Basler Zeitung", se fëmija kishte lëndime në zonën e qafës. Banorët gjithashtu raportuan se kishin dëgjuar një mosmarrëveshje mes djalit dhe të moshuarës.

Image

Fillimisht 75-vjeçarja zvicerane iku nga vendi i ngjarjes, por më pas ajo shkoi në zyrën e prokurorit dhe njoftoi se ajo kishte sulmuar fëmijën. Gruaja u arrestua. Mjekësia ligjore ishte në vendin e ngjarjes, i cili u pastrua me ujë.

Arsyeja e sulmit dhe krimit është ende e paqartë dhe po hetohet nga Policia Kriminale dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore.

“Ne nuk e dimë se çfarë marrëdhënie kishte me fëmijën kryersja e dyshuar”, ka thënë Inspektori Detektiv Peter Gill./BS

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...