Vrasja e 7 vjeçarit, sot të gjithë prindërit po shoqërojnë fëmijët për në shkollë - Bota Sot
Vrasja e 7 vjeçarit, sot të gjithë prindërit po shoqërojnë fëmijët për në shkollë

Zvicra

Vrasja e 7 vjeçarit, sot të gjithë prindërit po shoqërojnë fëmijët për në shkollë

Më: 22 mars 2019 Në ora: 10:15
Pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja

Vrasja e 7 vjeçarit nga Lipjani në Basel të Zvicrës ka tronditur banorët e asaj pjesë, të cilët po kanë frikë të dalin në rrugë.

Siç raportojnë mediat zviceriane, shumë persona janë mbledhur mëngjesin e së premtes në vendin ku fëmija u sulmua dje me thikë.

Sipas mediave, një ditë pas ngjarjes, frika është e pranishme te banorët e kësaj ane. Një nënë, vajza e të cilës kishte parë skenën e tmerrshme tha se fëmija i saj është i frikësuar se mos e njëjta gjë mund të ndodhë edhe me të.

Një nënë tjetër po thotë se ka shoqëruar dy fëmijët e saj njërin 8 dhe tjetrin 10-vjeçar sot gjatë ditës për në shkollë, edhe pse zakonisht ata shkonin vetëm.

“Ishin shumë të frikësuar, prandaj shkova me ta”, deklarohet ajo.

Kujtojmë se dje rreth orës 13:00, derisa po kthehej nga shkolla një 7-vjeçar nga Komuna e Lipjanit u ther me thikë në mes të rrugës nga një 75-vjeçare e cila pranoi krimin para organeve të rendit.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...