Detaje të reja nga Prokuroria zvicerane, tregon nëse e moshuara që vrau 7 vjeçarin, e njihte atë ose familjen e tij

Zvicra

Detaje të reja nga Prokuroria zvicerane, tregon nëse e moshuara që vrau 7 vjeçarin, e njihte atë ose familjen e tij

Më: 22 mars 2019 Në ora: 13:19
7 vjeçari i vrarë shqiptar

Sqarimet e fundit mbi veprën e përgjakshme në Shën Galler-Ring zbuluan se autorja e krimit që jetonte në Bazel nuk e njihte as fëmijën, as familjen e tij, që kanë origjinë nga Kosova.

Këtë e ka bërë të ditur prokurori i Baselit sot përmes një komunikate.

Ai tha se ende nuk dihet motivi.

Hetimet e Institutit të Mjekësisë Ligjore treguan se gruaja i kishte shkaktuar një plagë të rëndë në qafë 7-vjeçarit duke e qëlluar me thikë.

Ajo e ka therur atë një herë, tha Gill. Kalimtarët dhe mësuesi i nxënësit 7-vjeçar u përpoqën të ndihmonin, por fëmija vdiq në spital.

Autorja e krimit vetë njoftoi policinë me SMS

Pas krimit, gruaja, 75-vjeçare zvicerane, informoi njerëzit dhe institucionet me telefon përmes një SMS’i ku tha se kishte therur një fëmijë. Pas kësaj ajo shkoi dhe u dërzua në polici.

Megjithatë, bazuar në gjetjet fillestare, ka dyshime se autorja ka probleme psiqike dhe asaj do t’i bëhet një ekzaminim psikiatrik.

Ende nuk dihet nëse ajo kishte pasur më parë trajtime në psikiatri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat