Edhe Bashkësia Shqiptare në Zvicër, solidarizohet me dhimbjen e vdekjes së 7 vjeçarit - Bota Sot
Edhe Bashkësia Shqiptare në Zvicër, solidarizohet me dhimbjen e vdekjes së 7 vjeçarit

Zvicra

Edhe Bashkësia Shqiptare në Zvicër, solidarizohet me dhimbjen e vdekjes së 7 vjeçarit

Nga: D.B Më: 22 mars 2019 Në ora: 15:50
Ahmet Asani

Me rastin e tragjedisë së ndodhur në Basel të Zvicrës, ku si pasojë e goditjeve me thikë, vdiq 7 vjeçari nga Kosova, me banim në Zvicër, kryetari i Bashkësisë Shqiptare në Zvicër Ahmet Asani, i cili kishte shkuar në vendin ku kishte ndodhur rasti tragjik, ka shprehur dhimbjen e thellë për vogëlushin që ndërroi jetë.

Asani u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe shqiptarëve kudo që janë, për epilogun tragjik, duke lutur Zotin që ky rast të mos përsëritet më për asnjë fëmijë në botë.

Ja postimi i plotë:

Të nderuar bashkatdhetarë zonja e zotërinj, në emrin tim dhe të shoqatës "Bashkësia Shqiptare në Zvicër" i shprehim ngushëllimet familjes Mahmuti, për humbjen tragjike të djalit të tyre. Ky rast tragjik që ka ndodhur dje me 21.03.2019 në Basell të Zvicrës, dhe padyshim se është një tragjedi e paparë dhe e padëgjuar deri më sot! Në shok janë prindërit e vogëlushit tanimë të ndjerë, në shok janë familjarët në Kosovë, në shok është shkolla ku mësonte vogëlushi, në shok është krejt lagjja ku jeton kjo familje, dhe në shok po ashtu  është i gjithë Komuniteti Shqiptar në Zvicër. Ky krim padyshim se ka krijuar një pasiguri të madhe të të gjithë prindërit që kanë fëmijë në shkollë, dhe pavarësisht se të cilës etni janë!

Ky rast vërtetë është një rast për të cilin duhet ta lusim Zotin që kurrë mos të harrohet”, ka thënë kryetari i Bashkësisë Shqiptare në Zvicër Ahmet Asani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...