Prindërit e 7-vjeçarit që u vra në Zvicër po kërkojnë banesë të re, e vjetra ua kujton vrasjen e djalit

Zvicra

Prindërit e 7-vjeçarit që u vra në Zvicër po kërkojnë banesë të re, e vjetra ua kujton vrasjen e djalit

Më: 29 mars 2019 Në ora: 15:35
Prindërit e 7-vjeçarit

Pas vdekjes së dhunshme të 7-vjeçarit në Basel të Zvicrës, familja e tij ende është duke përjetuar tronditjen. Të dielën, ata do të mbajnë një shërbim përkujtimor në Gotthelf-Schulhaus. Pas kësaj, prindërit do të kërkojnë një banesë të re.

Sot janë bërë një javë që kur Ilias Mahmuti u vra nga një grua e moshuar teksa po kthehej nga shkolla në Basel të Zvicrës.

Të shtunën e kaluar, 7 vjecari u varros në Gjilan, ku qindra njerëz i dhanë lamtumirën e fundit.

Mirëpo, për shkak të kërkesave të shumta të qytetarëve për të shprehur ngushëllimë, të dielën do të organizojnë një tubim përkujtimore në Basel, nga ora 9 deri në orën 17.

“Shumë na kanë shkruar se duan të na vizitojnë për të shprehur ngushëllime. Ky tubim përkujtimor do të na mundësojë t’i shohim të gjithë në të njëjtën kohë”, ka thënë Fatma, nëna e 7 vjecarit për 20 minuta.ch, transmeton Indeksonline.

Por, prindërit e të ndjerit të vogël, nuk planifikojnë më të jetojnë në banesën ku janë.

Kjo pasi, vendi ku aktualisht ata jetojnë po ua kujton  vrasjen e djalit të tyre Iliasit.

Prandaj, ata thonë se po kërkojnë një banesë të re.

Tubimi përkujtimor do të mbahet në Gotthelf-Schulhaus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat