Loredana nuk është e vetmja, e gjithë familja të zhytur në krime, zbulohen të vërteta shokuese - Bota Sot
Loredana nuk është e vetmja, e gjithë familja të zhytur në krime, zbulohen të vërteta shokuese

Zvicra

Loredana nuk është e vetmja, e gjithë familja të zhytur në krime, zbulohen të vërteta shokuese

Më: 19 maj 2019 Në ora: 19:08
Loredana

Mirëpo pa marrë parasysh rrethanat, familja Zefi mbahet fort kur është puna tek telashet e familjes siç është çështja e fundit e Loredanës e cila ka një çështje penale për mashtrim, kërcënime dhe shantazhe ndaj zviceranes Petra Z. të cilës thuhet se i ka vjedhur rreth 700 mijë franga.

Siç mësohet së fundi, në skandalin e fundit, Loredana ka përfshirë të paktën tre vëllezër të tjerë. Në total ajo ka nëntë vëllezër e motra.

“E gjithë familja janë kriminelë”, ka thënë zviceranja Petra Z.

Ishte djali më i madh i familjes Zefi, Tariku i cili kontaktoi Petran dhe i kërkoi asaj para për “nënën e tij të sëmurë”. Brenda pak muajsh ai fitoi besimin e viktimës së tij. Petra i pagoi atij gjithsej 200.000 franga.

Kur Petra e kuptoi se ky ishte një mashtrim nga Tariku dhe ai nuk do t’ia paguante borxhin, në skenë hyri Loredana. Ajo u shtir si avokatja Anna Landmann dhe ofroi ‘ndihëm e saj’.

Petra pagoi edhe 700 mijë franga për depozita dhe tarifa ligjore – prej të cilave ajo transferoi direkt 5900 franga tek vëllai i dytë i Loredanës, Enesi.

Kur Petra filloi të dyshonte në lidhjet familjare, një tjetër vëlla hyri në lojë: Genti, i cili mbajti zviceranen disa muaj duke i dërguar dhjetëra mesazhe telefonike dhe duke I premtuar asaj se do t’ia kthenin paratë.
Tariku u dëbua.

Organizatori kryesor ishte Tariku. “Ai e koordinon biznesin familjar dhe mbledh të golla”, tha ajo. Kohë më parë Tarik ishte dëbuar nga Zvicra ndërsa tani jeton në Francë, atij nuk i lejohet të hyjë në Zvicër.

Përveç Tarikut jetojnë edhe tre bij të tjerë të familjes Zefi jashtë vendit. Një në Suedi, një në Itali (Enesi), të cilit Petra i kishte transferuar një shumë parash e i cili u përjashtua në vitin 2016. Kjo pasi ai ishte dënuar në zvicër 73 herë. Ndër të tjera për shkak të vjedhjes dhe për shkak të problemeve me Narkotikët. Tani ai jeton në Kosovë.

Sipas një gjykimi të gjyaktës së Luzernit në vitin 2015, thuhet se Enesi kishte ndihmuar në shtrirjen e kokainës, paketimin dhe pastaj shitjen. Ai ishte i përfshirë në 500 deri në 900 gram kokainë.

Vëllai i vjetër Genti, ende jeton në Zvicër, punon në një ndërmarrje pastrami të ndërtesave në kantonin e Cyrihut, por kompania është në emër të kushëririt të tij.

Loredana deri pak javë ma parë jetonte në një paratament nëntokësor në Luzern. Asaj i pëlqen të ‘shitet’ sikur një repere e pasur, e cila shfaqet me video në makina luksoze dhe me veshje nga markat më të shtrenjëta botërorë.

Deri më tani, Loredana është e vetmja që po hetohet në rastin e viktimës Petra Z.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...