Apel për departizimin e mërgatës shqiptare në Zvicër! - Bota Sot
Apel për departizimin e mërgatës shqiptare në Zvicër!

Zvicra

Apel për departizimin e mërgatës shqiptare në Zvicër!

Nga: Ahmet Asani Më: 9 qershor 2019 Në ora: 12:46
Ahmet Asani

Koha e demokratizimit të veprimtarisë politike e viteve 90-ta, nëpërmjet pluralizmit politik, ishte nevojë kohës jo vetëm në atdhe por edhe në diasporë! Diaspora shqiptare ka pas dy momentume kritike kur i është dashur të bënte ndryshime e këthesa të mëdha: 

1. ishte viti 1990 kur duhej të hiqte dorë nga monizmi dhe ylli komunist për të kaluar në demokraci pluraliste

dhe

2. Viti 1998 kur shkaku i  luftës, diaspora do të duhej të hiqte dorë nga organizimi dhe veprimtaria në baza partiake!

Në fakt mërgata asnjëherë nuk ka qenë vendi i duhur për veprimtari partiake, aq më tepër jo në perëndim ku mërgata shqiptare jetonte në shtete demokratikete pluraliste! Mirëpo, atbotë organizimi i diasporës në baza partiake ishte nevojë e kohës, dhe u bë thjesht për ti hequr nga skena politike organizimet monisto-komuniste, të  cilat atbotë kishin kapluar gjithë mërgatën! 

Periudha nga paslufta e këndej, ishte  periudhë kur diaspora do të duhej të departizohej  dhe të fillonte me  organizime në Komunitete apo Bashkësi Shqiptare nëpër qytete e kantone. Duke u nisur nga ky fakt, të vetëdijshëm për pasojat e vazhdimit të organizimit partiak në diasporë, shumë veprimtarë e intelektualë të kohës, më 04.04.1999  organizuan Kuvendin e parë te Komunitetit Shqiptar në Zvicer, në të cilin Kuvend u themelua  organizimi panshqiptar me emrin "BASHKËSIA SHQIPTARE NË ZVICËR" !  Mjerisht, edhe pas themelimit të këti organizimi kombëtar, partitë politike ende sot e kesaj dite, per 20 vite vazhdojnë të veprojnë në mergatë! Mjerisht organizimet partiake ende nuk janë të gatshme të hjekin dorë nga organizimi partiak, për t'mirën e mërgatës shqiptare dhe te Atdheut! Sikur mërgata shqiptare në Zvicer t'mos pengohej nga organizimet qe e ndajne dhe partizojnë mërgaten, sot në gjitha kantonet e Zvicrës do të ishim të organizuar në Komunitete apo Bashkësi Shqiptare Kantonale, dhe në çdo kanton do t'i kishim të ndërtuara  Qendrat Kulturore Shqiptare! Mjerisht nga paslufta e këndej mu shkaku i organizimeve partiake, mërgata shqiptare ështē më e ndarë dhe më e përçarê si kurrë më parë!  Në Mërgaten shqiptare të Zvicrës ende ka të tillë qe mendojnë se degët, nëndegët e rremat e subjekteve partiake ne diasporë mund t'i zgjidhin problemet politiko-ekonomike që ka Kosova!?  Vërtetë kjo çfar po ndodh me mërgatën shqiptare është per keqardhje! Nëse ende ka njerëz te cilët mendojnë se organizimi partiak është ai që do t'mund ti rregulloj çështjet jetike që ka diaspora si arsimi plotësues në gjuhen shqipe, kultivimi, ruajtja dhe zhvillimi i kulturës e traditave kombetare, atëhere vërtetë është për t'qarë! Për mërgaten shqiptare, nuk mund të thuhet më,  se është kohe e fundit që të departizohet, nga që kjo "kohë e fundit" ka vite që ka kaluar!

Si veprimtar demokrat dhe themelues  "Bashkësisë Shqiptare në Zvicër", para 4 vitesh, pikërisht në maj të vitit 2015, LDK-es i ofrova vizionin e departizimit, me idenë që ajo si forum politik të integrohej brenda "Bashkësisë Shqiptare në Zvicer"- BSHZ, me shpresë që pas LDK-es edhe subjektet tjera do ti bashkoheshin keti vizioni! Mirëpo mjerisht ky vizion nuk u pranua, dhe jo vetëm që nuk u pranua, por partiaket tërë kohen kishin pas punuar në prapaskenë për të perfituar nga angazhimi imi!

Me këtë rast u bëjë apel gjithe intelektualeve e veprimtarëve të vërtetë të çështjes kombëtare që të heqin dorë nga organizimet partiake! U bëjë apel intelektualëve dhe veprimtarëve të vërtetë të çështjes kombëtare, që në kantonet ku jetojnë të organizohen në Komunitete - Bashkësi Shqiptare dhe ti bashkohen vizionit të "FONDIT TË QENDRAVE KULTURORE SHQIPTARE NË ZVICËR", për ngrutjen dhe ndërtimin e Qendrave Kulturore Shqitare! Vetëm si BASHKESI SHQIPTARE  të organizuar në baza kombëtare, me aktivitete kulturore kombetare të përbashkëta në QENDRAT KULTURORE SHQIPTARE, të cilat do ti ndertojmë bashkë, mund të mbrohemi nga asimilimi dhe të japim vlera për Atdheun dhe vendin ku po jetojmë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...