Patrik Haziri, radhitet zyrtarisht, në spektaklin më të shikuar zviceran Realyti Show Bachelor - Bota Sot
Patrik Haziri, radhitet zyrtarisht, në spektaklin më të shikuar zviceran Realyti Show Bachelor

Zvicra

Patrik Haziri, radhitet zyrtarisht, në spektaklin më të shikuar zviceran Realyti Show Bachelor

Nga: Sevdail Hyseni Më: 25 shtator 2019 Në ora: 08:14
Patrik Haziri

Patrik Haziri, djali i Haqif Hazirit, afaristit të njohur shqiptar nga Malësia e Bujanocit në Cyrih, radhitet në spektaklin më të shikuar Realyti Show Bachelor në Zvicër. Në këtë emision nacional, i cili fillon të emetohet më 21 tetor të këtij viti, për të fituar zemrën e Patrikut, do të “luftojnë” 21 vajza simpatike.

Nga dje edhe zyrtarisht: Patrik Haziri është kavalieri i trëndafilave i edicionit të tetë të emisionit shumë të shikuar të tipit të spektakleve live që emetohet nga televizioni zviceran “3+”.

Kavalieri i trëndafilave

Se Patriku do të përzgjidhej për këtë “post” flitet tashmë disa ditë, por vetëm sot, televizioni në fjalë e ka konfirmuar: 29 vjeçari i gjatë 1.83 m., është “Bachelor-i” i radhës. Për të fituar zemrën e tij do të “luftojnë” 21 vajza në emisionin i cili fillon të emetohet më 21 tetor, thuhet mes tjerash.

Ai, pra gjatë kësaj kohe do të njihet me këto vajza, me të cilat do të përjetojë eksperienca të ndryshme dashurie, ndërsa çdo javë do të largojë njërën prej tyre nga shtëpia. Në fund, vajza e mbetur, e cila do të pranojë edhe trëndafilin e fundit, do të jetë edhe vajza fatlume, me të cilën Patriku mund të nisë edhe lidhjen e dashurisë.

Spektakli i miliona shikuesve

“Der Bachelor” është një platformë e njohur e emisioneve që ndiqet nga miliona shikues nëpër gjithë Evropën.

Patriku është djali i Haqif Hazirit, afaristit të njohur shqiptar nga Malësia e Bujanocit në Cyrih, president i Kompanisë të pjekurinave “Victoria”. Më tej thuhet se Patriku punon në administrimin e bizneseve familjare e cila është me origjinë nga Komuna e Bujanoci, e cila merret me furra, restorante dhe hotele në qytete të ndryshme të Zvicrës. Ndërkohë, vazhdon i njëjti burim se familja Haziri, ka me dhjetëra kioska nëpër Zvicër për shitjen e kifleve “Brezel”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...