Zvicër: Plagoset rëndë shqiptari 21-vjeçar

Zvicra

Zvicër: Plagoset rëndë shqiptari 21-vjeçar

Më: 28 tetor 2019 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

Rreth orës 5 të mëngjesit të së dieles, në një klinikë të Cyrihut është sjellë në gjendje shumë të rëndë nga plagët e marra i riu shqiptar E. A. (emri i njohur për redaksinë).

Siç merr vesh albinfo.ch nga burimet e saj në St.Gallen, E. A., 21-vjeçar është therur pa asnjë shkak nga një afrikan i moshës 23-vjeçare. Një therje e ka marrë afër zemres dhe dy të tjera në bark. Duke pësuar kështu gjakderdhje të madhe deri sa ka ardhur ndihma e parë.

Ndërhyrja kirurgjikale e të riut me prejardhje nga Gjilani ka zgjatur disa orë. Ai ende nuk është në gjendje të flasë, por gjendja e tij tregon se është jashtë rrezikut për jetën.

Therja ka ndodhur para klub diskotekës “Ivy” në St. Gallen, një lokal me frekuentim të madh të të rinjve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat