Shqiptari nga Kosova aksidentohet në Zvicër, kjo është gjendja e tij - Bota Sot
Shqiptari nga Kosova aksidentohet në Zvicër, kjo është gjendja e tij

Zvicra

Shqiptari nga Kosova aksidentohet në Zvicër, kjo është gjendja e tij

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 13:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në autostradën A1 te vendi i quajtur Rothrist AG, të dielën ka ndodhur një aksident i tmerrshëm. Një shqiptar nga Kosova, 37 vjeçar, është përplasur me veturën e tij BMW X5 në barrierën e autostradës. Ai dhe shoqëruesi janë të lënduar.

Aksidentet me BMW javëve të fundit janë rritur. Tash ka ndodhur një tjetër përplasje e fortë. Në autostradën A1 ishte një kosovar 37 vjeçar, ai që u përplas me veturën e tij BMW X5 duke humbur kontrollin e veturës së tij dhe duke u vetaksidentuar në barrierë të autostradës.

Vozitësi i BMW-së ishte bashkë me një person nga Maqedonia, 27 vjeçar, dhe të dy ishin duke shkuar në drejtim të Zurichut, kur afër orës 08:30 erdhi deri te aksidenti.

Image

Shqiptari nga Kosova humbi kontrollin e veturës duke u përplasur dy herë e më pas duke u ndalur në shiritin ndihmës.

Policia e Kantonit të Aargaut ka konfirmuar se janë lënduar dy persona dhe se ata është dashur që me ambulancë të dërgohen në spital. Dëmet materiale janë të konsiderueshme si në autostradë ashtu edhe te vetura.

Image

Shqiptarit i është marrë patentë shoferi, kurse ende nuk është e qartë se si ka ardhur deri te ky aksident. Tashmë kanë nisur hetimet nga policia e kantonit të Aargaut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat