Lulzim Maliqi: LDK në Zvicër po e mbanë gjallë veprën dhe frymën e partisë së presidentit Rugova!

Zvicra

Lulzim Maliqi: LDK në Zvicër po e mbanë gjallë veprën dhe frymën e partisë së presidentit Rugova!

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 18:54
Lulzim Maliqi

Zurich, 9 gusht -Lulzimi Maliqi nga Doberçani i Dardanës, qytet ky i bukur. Si shumë shqiptarë edhe prindërit e Lulzim Maliqit qysh në rini ishte larguar nga Kosova, për të punuar në Zvicër. Kështu pas viteve 1980-të ai me familjen u strehuan në Zvicër. Pas shkollimit dhe studimeve ne Zurich, Lulzim Maliqi është angazhuar pos punës profesionale edhe me aktivitete në jetën politike sidomos me LDK-në me qëllim ndihmese së diasporës sonë për t'i integruar sa më mire në vendin ku jetojmë dhe veprojmë në Zvicër, por edhe duke i kontribuuar sensibilizimit të çështjes së Kosovës dhe asaj mbarë kombëtare në Zvicër dhe Evropë, shkruan gazeta "Bota sot".

Lulzim Maliqi dorë e djathtë e presidentit Rugova sa herë vizitonte Zvicrën.

Image

"Ne si Kryesi e Nëndegës Zürich dhe e Degës së LDK-së në Zvicër, pas angazhimit dhe përkushtimit të plotë kemi arritur që të jemi gjithmonë̈ aktiv dhe në rrjedhat e të gjitha aktiviteteve politike në Kosovë. Ne organizojmë̈ rregullisht takime të ndryshme me punonjësit tanë̈, e ku si rrjedhojë kemi pasur rregullisht kërkesa të vazhdueshme për t’iu bashkangjitur vizionit tonë nëpër Nëndegët e Degës së LDK-së. .." thotë fillimisht në bisedë per gazetën kombëtare "Bota Sot" Lulzim Miqi, Kryetar i nëndegës së LDK-së në Zürich dhe Nënkryetar i LDK-së në Zvicër.

Duke folur për angazhimin tij në LDK dhe aktivitet e kësaj partie në Zvicër, në vazhdim z.Maliqi ka thënë se "Ne si LDK por edhe si mërgimtarë kemi qenë gjithnjë aktiv jo vetëm përmes protestave por edhe në organizime për kontribute humanitare dhe ndihmesa tjera për Kosovën para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Përpos kremtimeve dhe përvjetorëve që tanimë i konsiderojmë̈ traditë dhe gjithmonë̈ i kremtojmë, nëndega e jonë në Zürich të Zvicrës gjithashtu kemi edhe agjendën tonë ku rregullisht merremi me organizimin dhe mbledhjen të kontributeve nga ana e jonë për t’ju dalë në ndihmë gjithmonë rasteve të ndryshme në nevojë pa marrë parasysh se kudo që ndodhen ata, duke jetuar si në: Kosovë, Shqipëri, Luginën e Presheves, Maqedoni Veriore etj. Edhe sot kur po flasim, Nëndega jonë vazhdon edhe më tutje me dhënë kontribut të madhë gjatë aktiviteteve tona të ndryshme si politike ashtu edhe humanitare. Ne gjithmonë jemi në mbështetje të vendit tonë Kosovës, e ku këtë e kemi amanet nga Presidenti ynë, Dr.Ibrahim Rugova."

Sipas aktivistit te LDK-së në Zvicër z.Lulzim Maliqi "Kur përmendi këto aktivitete duhet pasur parasysh faktin se edhe Dega e LDK-së në Zvicër dhe Nëndegët e LDK-së, në tërë hapësirën gjeografike të Zvicrës e më larg saj, ku kemi bashkëpunim të mirë, bëhet një punë e madhe e aktivistëve tanë për të plotësuar po ashtu edhe nevojat që ju paraqitën për të ndihmuar popullatën në Kosovë. Prandaj edhe angazhimi më konkret e më i shpeshtë në aktivitetet e Nëndegëve tona për të ndihmuar në kriza të ndryshme si ajo e tërmetit në Shqipëri edhe sot e Covid-19 e shpallur si Pandemi, na bënë neve që të ndihemi krenarë sot e besojë edhe nesër (kudo që të paraqitet nevoja për ndihma humanitare…). Në këtë rast më vie ndërmend një fjalë e urtë e Jeronim de Radës:‟Edukimi i njeriut me të bukurën është një punë e gjatë sa vet jeta‟ Pra me anëtarët e LDK-së në Zvicër që është një numër shumë i madh, bashkëpunimi është dhe do të mbetët i domosdoshëm, i natyrshëm e normal dhe natyrisht edhe i pa anashkalueshëm në të gjitha aspektet. Ne kemi edhe shumë aktivitete tjera, përveç festave tona kombëtare, ku ndëgjojmë zërin dhe porosinë e tyre, dhe si të tillë janë shumë të rëndësishëm për popullin shqiptar...", ka thënë Maliqi, ambasador jo vetëm i LDK-së, por edhe shqiptarëve në Zvicër.

Image

Në pyetjen vijuese lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë z.Maliqi pohon se "zhvillimet e fundit politike në Kosovë kanë treguar një jostabilitet nga disa parti politike, gjë që tregon që ne kemi edhe më shumë për të bërë. Lidhja Demokratike e Kosovës është partia e shtetndërtimit dhe e vetmja parti besnike për shtetin e Kosovës. Është për t’u shpresuar se qeveria e re e Kosovës do të gjejë mënyrat e duhura, që të mos mbetet jashtë rrjedhave të cilat i ofrojnë asaj sot SHBA-ja dhe BE-ja, mundësi këto që Kosova në të ardhmen e saj të afërt të ketë një perspektivë afatgjate, ku mund të jetë në dobi të saj. Ndërsa Serbia duhet të kërkojë falje dhe ta njohë Kosovën”.

Meqë Lulzim Maliqi njihet si dorë e djathë e presidentit Rugova, përcjellës dhe truprojë (bodigurad) sa herë që vizitonte Zvicrën e kërkuam nga nënkryetari i LDK-së të na veçoje ndonjë aktivitet me z.Rugova në Zvicër.

Maliqi ne vazhdim rrëfen se "Për të bërë një përmbledhje të takimeve te mija me Presidentin Rugova, më duhet një jetë e tërë, pasi që çdo takim me atë dhe çdo aktivitet i imi jeton e do të jetojë gjithmonë thellë në zemrën time. Për mua Presidenti Rugova ishte Familja e dytë e imja. Po ashtu ishte shpresa ime e vetme, ku unë e shihja të vetmen Dritë të Madhe, për një Kosovë të pavarur. Presidenti Rugova jeton gjithmonë në mendjen time dhe gjithashtu në çdo aktivitet timin. Donim që ta fitonim Lirinë dhe shtetin e Kosovës.Ai ishte si prindi im i dytë. Unë punoja shumë për sigurinë e Presidentit Rugova, dhe dëshiroja që jeta e tij në çdo sekond të ishte e sigurtë..."

Se sa është i kënaqur me (mos) integrimin e shqiptarëve në Zvicër, z. Maliqi në fund të kësaj bisede për gazetën kombëtare "Bota sot" në Zvicër pohon se "Unë jam shumë i kënaqur! Këtë kur e them e kam parasysh se edhe shqiptarët që punojnë e jotojnë në Zvicër, tashmë përbëhen prej shumë gjeneratave. “Njerëzit kanë frikë”, thoshte Eppelmann, por punonjësit shqiptarë në Zvicër meqë nuk ju frikësuan kurrë punës! Ata sot në tërë Zvicrën dhe jo vetëm, kanë firma të shumta si hotelierie, restorante, ndërtimtarie, argjentarie, etj. Gjithashtu ata sot po punojnë edhe në sektorin e IT-së, banka, ordinanca të ndryshme shëndetësore, spitale… etj. Pastaj janë të angazhuar edhe në jetën politike n e Zvicer . Me një fjalë, kemi me çka të mburremi, Ne shpresojmë se edhe gjeneratat e ardhshme do të jenë edhe më shumë të suksesshme”.

Bazuar nga aktivitet dhe veprimtaria e suksesshme, Lulzim Maliqi në kuadër të LDK-së në Zvicër, lirisht mund të themi se ai ishte dhe mbetet ambasador jo vetëm i LDK-së, por edhe shqiptareve në Zvicër.

Lulzim Maliqi shqiptari i parë që solli verën nga Kosova me emrin Ibrahim Rugova, si varieteti Chardonay Vera me emrin RUGOVA mban një ngjyrë të pastër, e kthjellur, ngjyrë ari e hapur. Buqeta amsimësh / Aromash e tregon karakterin e saj me erëra frutash të pjekura të dardhës, ftoit, bananesh, pjepri dhe bajamesh që është nga rrushi i pjekur mirë.

Përmbajtja e thartësirës të pjekura, harmonike, freskuese dhe tipike rezervë. E përpunuar me mjeshtri. E lehtë fenolike, e gjërë dhe e mbajtur gjatë në shijen e gojës, e shishme dhe të len përshtypje të këndshme. E përshtatshme për mish pule te rreshkur dhe bomfrit!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat