Ekzekutoi dhëndrin me pistoletë, 57 vjeçari shqiptar në Zvicër rrëfen krimin para Gjykatës

Zvicra

Ekzekutoi dhëndrin me pistoletë, 57 vjeçari shqiptar në Zvicër rrëfen krimin para Gjykatës

Më: 20 gusht 2020 Në ora: 22:08
Sipas mediave zvicerane Imran S. i rritur në Maqedoni, ekzekutoi dhëndrin, Alil A. 34-vjeç.

16 vite burg rrezikon një 57-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Zvicër pasi akuzohet për vrasje.

Sipas mediave zvicerane Imran S. i rritur në Maqedoni, ekzekutoi dhëndrin, Alil A. 34-vjeç.

Megjithatë i akuzuari kurrë nuk dha një arsye për të shtënat, tha prokurori. Por është e qartë se kjo lidhet me një konflikt të gjatë brenda familjes.

57-vjeçari ishte i shqetësuar për nderin e familjes dhe nderin e tij personal.  Avokatët thonë se ishte një krim në gjaknxehtësi, duke kërkuar një dënim me 4 vjet burg.

Ai kishte frikë për jetën e së bijës sepse dhëndri e kërcënoi gruan me vdekje, shkruajnë mediat e huaja.

Burri rrëfeu në gjyq të mërkurën se kishte vrarë dhëndrin me dy të shtëna në vitin 2017 në Gerlafingen por kërkoi falje për atë që bëri. 

Sipas aktakuzës, vajza e të pandehurit foli në telefon më 20 shkurt 2017 për një zënkë me burrin e saj. Gjatë telefonatës, i pandehuri nxori një pistoletë nga dhoma e gjumit dhe shkoi në shtëpinë e vajzës në Gerlafingen.

Kur arriti atje, i gjeti duke u grindur me njëri-tjetrin. 57-vjeçari qëlloi në distancë të afërt dhëndrin i cili vdiq në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat