25-vjeçari nga Kosova përplaset me dy BMW në Zvicër

Zvicra

25-vjeçari nga Kosova përplaset me dy BMW në Zvicër

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 11:24
Pamje nga aksidenti

Një portugeze 26-vjeçare po shkonte me BMW-në e saj në Oftringen (Solothurn) të shtunën pasdite dhe donte të kthehej në një pikë karburanti.

Kur ajo ngadalësoi automjetin dhe ndaloi në rrugë, shoferi që ndodhej mbrapa saj, një shqiptar i Kosovës 25 vjeçar, po ashtu me BMW reagoi shumë vonë dhe u përplas me pjesën e pasme të makinës së gruas në fjalë.

Si rezultat i përplasjes, 25-vjeçari dhe makina e tij u futën në korsinë e kundërt, gjë që çoi në një përplasje tjetër me një automjet që po afrohej – përsëri një BMW.

Për fat, nuk kishte asnjë të lënduar. Dëmi i përgjithshëm material arrin në disa dhjetëra mijë franga.

Personi që shkaktoi aksidentin ka pasur mundësi të mos ketë qenë i përqendruar, prandaj policia e ka raportuar atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat