Dy bashkatdhetarë nga Zvicra ndihmojnë shkollën në Dacaj të Rozhajës

Zvicra

Dy bashkatdhetarë nga Zvicra ndihmojnë shkollën në Dacaj të Rozhajës

Nga: Maxhun Smajli Më: 12 shtator 2020 Në ora: 10:45
Shkolla

Në kohët e sotme, ku me një ritëm të shpejtë, ndryshimet po janë të mëdha, duket qartë se populli dhe interesat e tyre janë harruar nga dy shtetet tona amë; Shqipëria dhe Kosova. E,në anën tjetër tek populli po vërehet nevoja për përkujdesje nga kushdo.

Tek mergata shqiptare,që po vazhdon të rri zgjuar për të mirën e popullit e atdheut, shprehet një ndjenjë keqardhje. Ata, duke larguar vemendjen nga vetja, dhe duke imagjinuar se, si mund të jetë po të ndodhesh në situatën e atyre që vuajnë, ndjejnë dhemshuri për ta.Tek dhemshuria e tyre shfaqen qellimi dhe veprimi; duke ua hapur zemrën dhe duke vepruar konkretisht.

Që nga koha kur shkolla e vetme shqiptare në komunën e Rozhajës u përfshi nga zjarri ( 15 maj 2020 ), shumë bashkatdhetarë u vunë në veprim për të grumbulluar mjete financiare. Në mesin e tyre janë edhe Nezir Gërvalla dhe Naser Vuaçetaj, të cilët jetojnë e punojnë në Zvicërr.

Djegia e shkollës fillore “Dacaj”, në Dacaj të Rozhajës, i ka lënduar thellë shpirtërat e këtyre dy bashkatdhetarëve, të cilët, përkundër gjëndjës së rëndë nga pandemia globale, në javën e parë të shtatorit, arritën të realizojnë dorzimin e mjeteve financiare prej 1500 frangash.

Pikërishtë në Datën historike të Kosovës, me 07 shtatorë, në shtëpinë e drejtorit të kësaj shkolle, Haxhi Lajçit, kishte ardhur, Naser Vuçetaj, duke sjellur me vete edhe amanetin e Nezir Gërvallës; 1000 franga për shkollën shqipe, në Dacaj. Kësaj shume, Naseri, ia ka bashkangjitur edhe 500 franga të tjera, nga djersa e tij.“Puna në të mirë të familjës e atdheut është shperblyese. Ia vlejnë të gjitha përpjekjet tek sa sheh lumturinë dhe mirënjohjen e baballarëve, vëllezërve dhe motrave tona, kudo që jetojnë”,thotë, Naseri.

Kjo shumë e parave, nga dy bashkatdhetarët tanë, që burojnë nga mundi, djersa e malli për vendlindje, për drejtorin e ShF “Dacaj”, në Dacaj të Rozhajës, Haxhi Lajçin, është një përkushtim që motivohet nga dashuria e sinqertë dhe mirënjohja e thellë. “U jamë falinderues dhe mirënjohës për këtë ndihmë, që zemra i ka nxitur të jepin edhe nga koha e nga mundi i tyre, për shkollën tonë”,thotë, mes tjerash, Haxhi Lajqi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat