Shenjat: Si të dalloni fiksimin nga dashuria?

Life style

Shenjat: Si të dalloni fiksimin nga dashuria?

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 11:27
Foto ilustrim

Ndonjëherë dashuria dhe fiksimi karshi një personi ngatërrohen me njëra-tjetrën. Lidhjet të cilat kanë në bazë fiksimin, janë lidhje toksike të cilat janë të destinuara të dështojnë. Nëse ju jeni në një situatë të ngjashme atëherë bëni mirë ti hidhni një sy shenjave të mëposhtme të cilat bëjnë diferencën.

1 – Prisni me padurim një mesazh prej tij – Edhe nëse jeni me njerëz të tjerë mendjen e keni te telefoni. Prisni me padurim një mesazh, dhe sapo ju vjen harroni çdo gjë. Kjo është e frikshme më shumë se sa romantike.

2 – Nuk mund të bësh pa të – Ndihesh e lumtur vetëm kur jeni bashkë. Nuk ka rëndësi sa kohë keni pa u parë, në momentin që ai/ajo nuk është nuk mendoni asgjë tjetër. Nuk keni mundur të gjeni lumturi në asnjë pjesë të jetës tuaj pa atë, sepse është kthyer në gjithçka.

3 – Fillon të sillesh si partneri – Kjo është e frikshme pasi nëse adaptoni sjelljet e tij, dhe lini pas tuajat, po humbisni identitetin. Kjo është një shenjë e pastër rrezikshmërie.

4 – Keni nevojë të dini se çfarë po bën gjatë gjithë kohës – I shkruani në çdo sekondë, duhet të jeni të informuar për çdo gjë. Ju kap ankthi nëse nuk keni informacion.

5 – Çdo bisedë e juaja është për të – Edhe nëse nuk ka lidhje, ju duhet ta përfshini atë në çdo bisedë. E kuptoni edhe vetë që dashuria ka kaluar në fiksim apo jo?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat