Intervistë me z Elias Mustafa, kryetar i degës së Lobit Euro-Atlantik Shqiptar në Zvicër

Zvicra

Intervistë me z Elias Mustafa, kryetar i degës së Lobit Euro-Atlantik Shqiptar në Zvicër

Më: 5 tetor 2020 Në ora: 15:02
Intervistë me z Elias Mustafa, kryetar i degës së Lobit Euro-Atlantik Shqiptar në Zvicër

I shtyrë të mësoj diçka më shumë nga veprimtaria e juaj atdhetare në mërgim,do të dëshiroja të drejtoja disa pyetje në lidhje edhe me prej ardhjen tënde,sakrificat ,aktivitetin privat si edhe angazhimet e tua me komunitetin shqip folës në Zvicër si kryetar i shoqatës së Lobit E.A.SH.

Përshëndetje,z.Petrit. Në radhë të parë edhe unë ju shpreh falenderimet dhe mirënjohjen time së bashku me të gjithë anëtarët e drejtues të shoqatës tonë L.E.A.SH,në Zvicër për interesimin tuaj . Njëkohësisht shfrytëzoj rastin të uroj shëndet e jetë të gjatë në shërbim të çështjes kombëtare në diasporë si aktivist dhe publiçist në ruajtjen e unitetit të mërgatës,e të indentitetit tonë kombëtar për trojet tona,për gjuhën,kulturën,historinë dhe traditat shqiptare.

Unë, kam lindur në Likovë,një komunë e vogë në Maqedoni ku edhe kam ndjekur shkollën fillore,ndërsa atë të mesme e kam kryer pjesërisht në Kumanovë e në Zef Lush Mark të Shkupit.Gjithashtu po në Shkup kam mbaruar studimet e larta në pedagogji.                                                                                                                             Pas mbarimit të shkollimit dhe shërbimit ushtarak të aso kohe dhe pa asnjë pespektivë për të ardhëmen si rezultat i represioneve dhe politikës që ndiqte regjimi serb në atë kohë ndaj ne shqiptarëve ,u detyrova të emigroja në Zvicër në vitin 1984.Atje kisha disa të njohur të cilët më ndihmuan që të punësohem e krahas punës fillova të ndiqja kursin intensiv 8 mujor të gjuhës frënge e cila mi hapi dyert në shoqërinë Zviceriane duke punuar si përkthyes deri në vitin 2001 për disa shoqata humanitare dhe shtetërore,përfshirë edhe në qendrën e azil kërkuesve në Sion,kantoni Valais.                                                                                                                      Përgjatë kësaj periudhe deri në vitin 1998 hapa një agjensi për turizmin “Drita Tourisme” e më vonë fillova të bëj menaxhimin e agjensisë “Star Plus” për organizimin e shumë takimeve e manifestime artistiko –kulturore,koncerteve e mbrëmjeve kulturore me artistë nga të gjitha trojet tona si edhe vëndas ….Kjo eksperiencë më ka ndihmuar që të njoh nga afër shumë artistë e artiste nga trevat tona. Më pas u ç’vendosa në Gjenevë së bashku me familjen e që nga viti 2003  kam punuar në bashkëpunim me disa kompani ndërtimi,ndërsa në vitin 2010, hapa kompaninë time të quajtur “Proconstructions”me seli këtu në Gjenevë. Aktualisht kam të punësuar 16 persona ku shumicën i kam bashkëatdhetarët e mij. Shpresoj të mos e teproj, por kam qënë pjesë e asaj mërgate që morëm pjesë në demostrata e manifestime masive në Europë,kundër regjimit dhe politikës shtypëse dhe asimiluese të okupatorit sërbosllav .Gjithashtu kontributi im ka qënë direkt me të holla në mbështetje të luftës çlirimtare për çlirimin e Kosovës .

Ju z Elias jeni i zgjedhur edhe në krye të shoqatës Lobi E.A.SH në Zvicër e cila është një degë e re Lobit E.A.SH .Degë e cila lindi si rezultat i daljes jashtë loje të degëve të tjera në Zvicër nga  divergjencat e krijuara në ish Kryesinë e Përgjithëshme të LEASH,ku tendenca për ta vënë nën kontroll këtë organizatë nga elementë karieristë,të lidhur me parti dhe organizata politike për qëllime personale,solli edhe demaskimin e personave në drejtim, por një kohësisht dëmtoi shumë reputacionin tuaj si organizatë për shkak të braktisjeve e dorëheqjeve të shumta për mos pajtim me krerët bajraktarë … .a je i kënaqur me gadishmërinë e përkushtimin e stafit tënd dhe çfarë keni në plan për të ardhëmen si shoqatë.

-E vërteta është se kisha dëgjuar për këtë organizatë herët,por hapin e parë më direkt ma mundësoi miku im z. Sutki Hulaj me të cilin na ka lidhur puna në bashkëpununimet tona kulturore me kompanitë “Star-Plus” dhe kompaninë e prodhimeve muzikore “M.A.M” në Zurih të z.Sutki Hulaj. Mbas mbylljes së RTV e mediave të tjera nga regjimi i Millosheviçit ky bashkëpunim na bëri më të ndjeshën dhe më të afërt në lidhjet me komuntetin tonë shqiptar,duke investuar në shumë aktivitete për organizime të programeve artistiko-kulturore e në plan të parë,për ruajtjen e gjuhës tonë jashtë ardheut .

Qartësoj se, edhe pse kemi punuar dhe i jemi përkushtuar shoqatës sonë pa hezitime,shtoj se jemi akoma në  fillim të rrugëtimit tonë.Një rrugëtim që kërkon unitet,trasparencë.punë bindëse e ndershmëri,mbasi të gjithë jemi vullnetarë të përkushtuar të ideve tona për bashkim,gjetjen e rrugëve për bashkëpunim konkret edhe me shoqata të tjera në inisiativa të përbashkëta.Inisiativa të cilat duhet të përputhen me mbrojtjen e interesave të Diasporës në Atdhe e këtu ku jetojmë,përfshirë të gjitha të drejtat e detyrimet që kemi së bashku për bashkëatdhetarët tanë në trojet tona.Sigurisht që është një angazhim i madh për të gjithë stafin e degës sonë në Zvicër duke përfshirë të gjitha shoqatat apo degët të cilat janë antarësuar në Lobin Euro-Atlantik Shqiptar .I gjithë aktiviteti ynë mbështetet mbi baza vullnetare të cilën e vlerësojmë si një detyrim ndaj familjeve tona,brezit të ri ,shoqërisë e kombit tonë shqiptar.                                                                                                                       

–Ne si degë e Lobit E.A.SH në Zvicër ,kemi parashikuar disa takime me përfaqësues të ambasadave tona e me përfaqësues të autoriteteve lokale në Gjenevë, Lozanë e Zyrih, si edhe me atë të ministrisë së kulturës,përfshirë dhe organizimin e disa takimeve e manifestimeve social –kulturore në planin kombëtar së bashku me shoqata të ndryshme artistiko- kulturore,humanitare,edukative përfshirë edhe ato të mësim dhënies së gjuhës shqipe në të gjithë Zvicrën.

Diku nga mesi i dhjetorit,ne kemi në program të organizojmë një takim të përbashkët me të gjitha kryesitë e degëve e të shoqatave që aderojnë LEASH ku do të parashtrojmë problemet më delikate që po kalon kombi ynë në këtë situatë të rëndë. Do të jenë të ftuar dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme shoqërore me të cilat ne bashkëpunojmë në Zvicër.Por uroj që mos të kemi ndalesa nga situata e pandemisë në të cilën ndodhemi.

Ju z. Elias kohët e fundit keni arritur ta legalizoni shoqatën në Zvicër e cila funksionon si një degë e Lobit EASH me qëndër në Greqi .Në se mundeni të më thoni se si është mirëpritur inisiativa e juaj e mrekullueshme për mbledhje fondesh e shpërndarjen e tyre në disa nga familjet më të varfëra.

-Po, është e vërtetë. Në asamblenë tonë për veç njohjes,miratimit të statutit dhe zgjedhjeve e kishim detyrim legalizimin e saj në organet kompetente . Vërtetë që shoqata e jonë mban të njejtin emër që ka organizata nd/kombëtare e Lobit Euro Atlantik Shqipëtar,por kjo nuk na pengon ligjërisht që të bashkëpunojmë me këdo që lobon për të mirën e popullit shqiptar të bashkuar e me një sistem ekonomiko shoqëror demokratik të avancuar ku një rëndësi të veçantë merr ruajtja dhe zhvillimi i gjuhës sonë si pjesë e identitetit të një kombi.

Bashkërendimi i projekteve dhe çfarëdo inisiative apo veprimtari tjetër ne i realizojmë nga të drejtat që rrjellin nga statuti si edhe në mirëkuptim me bazën, Këshillin e Përgjithshëm në Athinë që drejtohet nga dr.Brikena Qamo. Këto janë parime e rregulla të organizatës sonë dhe si të tilla vijnë të respektuara.

.Pak më lartë fola për legalizimin tonë dhe me këtë rast për opinionin publik,deklaroj se ne jemi një organizatë vullnetare e pa varur politikisht e pa ndikime fetare .Për ne në plan të parë është shqiptaria .

Ndërsa sa për ndihmat ne patëm mbështetjen e të gjitha degëve  nëpër Europë si dhe të Këshillit të Përgjithshëm të qëndrës ku ne morëm dy iniciativa për të dy festat e Bajramit duke u ardhur sa do pak në ndihmë familjeve më të vobekta,në disa komuna ta rrafshit të Dukagjinit si edhe Luginën e Preshevës. kjo dukuri për solidaritet do të vazhdojë dhe më tej me festën e krishtlindjeve.

 Ne si kryesi e degës së LEASH në Zvicër,ishim të gjithë dakort për mbledhjen e fondeve për  ndihmat të cilat z.Sutki Z.Hulaj në detyrën e zv.kryetarit të kësaj dege organizoi me shumë kompetencë e transparencë sitemimin ,trasportin dhe angazhimin e vullnetarëve me mjete . Ishte një punë e cila fillonte me takimet e drejtuesve të këtyre komunave për atë ç’ka donim të realizonim, përfshirë edhe paketimin dhe shpërndarjen e tyre derë më derë .Me këtë rast nga zemra i falenderoj me shumë mirënjohje të gjithë ata që kontribuan me të holla .si edhe ekipin e grupit vullnetar që u mor me pregatitjen e pakove ,trasportin dhe shpërndarjen e tyre .

Ndër të tjera ju z Elias keni kontribuar edhe për mbështetjen financiare në realizimin e Asamblesë së Përgjithëshme të Org,së L.E.ASH në Greqi .Asamble ku unë isha i pranishëm në punimet e saj,ndërsa për ju mësova që nuk patët mundësi të merrnit pjesë .A mund të më thoni se cila ishte arsyeja e kësaj mungese

-Po ! Në kohën kur kishim datën e Asamblesë së Përgjithshme të LEASH në Athinë, fatkeqësisht isha i detyruar të udhëtoja për në Turqi për shkak se vajza ime ishte e shtruar atje për një ndërhyrje kirurgjikale e mbahej në terapi intensive të dializes nga veshkat,kështu që jam spostuar shpesh për në Maqedoni ,Turqi e kthim. Ndërsa për asamblene ne si degë i dinim më herët shpenzimet që kërkoheshin për organizimin e saj në Athinë sepse i kishim diskutuar në kryesi,programin e zhvillimeve të kësaj asambleje së bashku me shumën e shpenzimeve financiare.Por dashmirësia për të afruar diçka në këtë drejtim ishte një aspekt i  vullnetin të kujdo për të kontribuar për shpenzimet në këtë rast.Fakti që Greqia prej kohësh po kalon një krizë ekonomike –financiare të vështirë na kujton se aty jetojnë rreth mbi 800 mijë bashkë atdhetarë dhe sallat në Athinë apo hotelet, restorantet ose lëvizjet e vizita të ndryshme nuk bëhen falas e në veçanti për ata që u morën me organizimin e pritjes dhe përcjelljes së pjesëmarësve të shumtë nga disa shtete të Europës.

Në përfundim a mund të më thoni se cilat janë përpjekjet që po bën Këshilli i juaj i Përgjithshëm në hapjen e saj në krijimet e degëve të tjera .

Sigurisht ,Jo vetëm neve, pra dega e LEASH në Zvicër, por të gjitha degët kudo që veprojnë sot, janë të kyçur direkt dhe me shumë vullnet, të ndihmojnë në hapjen e degëve të reja ose të afrojnë shoqata të ndryshme  jo vetëm në Europë, por dhe në mbarë diasporën shqiptare si përfaqësuese të denja të komunitetuit ku jetojnë për të lobuar e kontribuar për unitetin dhe të ardhëmen e kombit shqiptar.. Ndaj dhe quhet Lobi Euro Atlantik Shqipëtar.                                           

-Duke e mbyllur këtë intervistë me ju z Elias dëshiroj t’ju ju uroj suksese në gjetjen e rrugëve të bashkëpunimit me shoqata të tjera në shkëmbimin e eksperiencave dhe gjetjes së resurseve për të demostruar atë ç’ka ju dëshironi të realizoni .Në veçanti të uroj ty dhe vajzës tënde që të gëzoj shëndet të plotë e me shumë suksese në jetë. ..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat