Nesër i jepet lamtumira e fundit Vesel Avdylajt që vdiq në vendin e tij të punës në Zvicër

Zvicra

Nesër i jepet lamtumira e fundit Vesel Avdylajt që vdiq në vendin e tij të punës në Zvicër

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 17:30
Zvicër

Vesel Avdylaj 32 vjeçar që vdiq në vendin e tij të punës në Zvicër do të varroset nesër në Zabërgjë të Klinës.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 13:00, kanë konfirmuar familjarët e tij.

Vesel Avdylaj ka vdekur si pasojë e ngufatjes nga gazi në një fabrikë në Zvicër që merret me prodhimin e vajit për automjete.

I ndjeri prej vitesh punonte dhe vepronte në Zvicër, atje ka edhe familjen e tij të ngushtë, gruan dhe djalin 3 vjeç, si dhe ishte në pritje për t’u bërë baba për herë të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat