Shoqata Nënë Tereza në Zvicër mbajti Kuvendin e rregullt vjetor

Zvicra

Shoqata Nënë Tereza në Zvicër mbajti Kuvendin e rregullt vjetor

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 16:30
Shoqata Nënë Tereza në Zvicër mbajti Kuvendin e rregullt vjetor

Më datën 18.06.2022, Shoqata Nënë Tereza në Zvicër mbajti Kuvendin e rregullt vjetorë.

Në një ambient të përshtatshëm për raste të tilla, të pranishmit patën mundësi të informohen saktësisht për aktivitetet e shoqatës gjatë vitit të kaluar.

Raportin e punës vjetore të shoqatës e paraqiti kryetari aktual, z. Nue Zalli. Z. Zalli i informoi të pranishmit për punën dhe aktivitetin e shumanshëm të Shoqatës Nënë Tereza në Zvicër. Veçanërisht, kryetari nënvizoi rëndësinë e bashkpunimit shumë të afërt me institucionet tjera shtetërore dhe humanitare të konfederatës helvetike. Përpos në projektet e përfunduara me sukses, rezultat i madh është arritur edhe në përmbushjen e standardeve zvicerane për shoqatat humanitare, kështu që, e ardhmja për shoqatën tonë, e që dikur ishte sofra e atdheut të shumëvuajtur, paraqitet e ndritshme dhe e begatshme.

Në të njëjtën linjë me kryetarin, raportoi edhe arkatari aktual i Shoqatës, z. Fadil Haxhosaj, i cili elaboroi rezultatet e kontrollit shtetëror dhe njoftoi të pranishmit me raportin financiar të shoqatës.

Pyetjet e të pranishmëve rreth aktivitetit të shoqatës në vendlindje dhe vendet tjera ku kërkohet angazhimi i saj, i hapën rrugë një debati shumë konstruktiv, i cili u thellua dhe dha fryte edhe pas përfundimit të mbledhjes së kuvendit, e ku kryesia e shoqatës kishte përgatitur një darkë solemne për anëtarët dhe pjesmarrësit tjerë të këtij kuvendi. Në këtë kuvend, ashtu siç është bërë tashmë traditë në kuadër të këtij institucioni, me mirënjohje u vlerësuan veprimtarët e dalluar shumëvjeçar të kësaj shoqate, kësaj radhe z. Agim Alaj dhe z. Fadil Haxhosaj. Duke i falënderuar donatorët e shumtë, kuvendi i përfundoi punimet me një apel bashkimi e bashkpunimi drejtuar të gjithë shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Zvicër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat