Akademia e Shkencave të Lidershipit në Zvicër, gati të udhëheqë negociatat në mes të Qeverisë së Kosovës dhe SBASHK për të zgjidhur problemin në arsim menjëherë!

Zvicra

Akademia e Shkencave të Lidershipit në Zvicër, gati të udhëheqë negociatat në mes të Qeverisë së Kosovës dhe SBASHK për të zgjidhur problemin në arsim menjëherë!

Nga: Halit Nezaj Më: 13 shtator 2022 Në ora: 21:49
Foto ilustrim

Akademia e Shkencave të Lidershipit në Zvicër (Academy of Leadership Sciences Switzerland, www.alss.edu.ch) në Cyrih, si institut shkencor neutral internacional i Lidershipit, është e gatshme që t’i udhëheqë negociatat ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe SBASHK, për të gjetur një zgjidhje të menjëhershme, që nxënësit e Kosovës mos të humbin më asnjë orë mësimi.

Ftojmë kryeministrin e Kosovës dhe kryetarin e SBASHK të na kontaktojnë sa më shpejtë (kontaktet tona janë: përmes e-mailit: [email protected] dhe telefonit: T. +41 (0)44 308 35 22; M. +41 (0)76 507 36 30) që greva të përfundon dhe fëmijët ta vijojnë mësimin menjëherë.

Eksperienca e Akademisë së Shkencave të Lidershipit në Zvicër e ka dëshmuar vetën në zgjidhje të problemeve të shumta të instituteve private dhe shoqërore në arenën ndërkombëtare. Ne jemi të gatshëm, të aplikojmë metodat më të reja, të dala nga Neuro-shkanca ta zgjidhim problemin e akterëve të lartcekur.

Çdo orë e humbur e mësimit të fëmijëve tonë, është një mëkat shekullor, të cilin ato/ata me meritë neve të “rriturve” nuk duhet të na e falin kurrë!

Halit Nezaj, Drejtor i departamentit të Sportin pranë Akademia e Shkencave të Lidershipit në Zvicër

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat