Vdes Shqiponja Isufi, pedagoge në Universitetin e St. Gallenit

Zvicra

Vdes Shqiponja Isufi, pedagoge në Universitetin e St. Gallenit

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 21:11
Shqiponja Isufi

Familja Isufi nga Zvicra dhe Gjilani me pikëllim të thellë njofton për vdekjen e hershme dhe të papritur të bijës së tyre, pedagoges së ekonomisë në Universitetin e St. Gallen, Zvicër.

Shqiponja Isufi, e lindur në vitin 1981, ishte shembull i një gruaje të suksesshme. Ajo në moshë të re u bë doktore e shkencave ekonomike dhe pedagoge e ekonomisë si dhe njëkohësisht drejtonte një ndërmarrje tejet të suksesshme në fushën e ekonomisë. 

Shqiptarët e Zvicrës humbën njërën nga pjesëtaret më të shquara të komunitetit të tyre, shkencëtaren me të cilën mburreshin të gjithë!

Shqiponja Isufi kishte ardhur në Zvicër si vajzë 9 vjeçe nga Gjilani për t`’u bashkuar prindërve, të cilët para kësaj kishin ikur nga Kosova si të përndjekur politikë.

Shqiponja ka qenë 4 vjetët e fundit partnere në Grant Thornto, njëkohësisht drejtonte një ndërmarrje tejet të suksesshme në fushën e ekonomisë në Zvicër.

Ajo kishte punuar në selinë kryesore të KPMG në Cyrih, ndërmarrje e madhe globale për kontabilitet dhe konsulencë dhe pedagoge në Universitetin e St. Gallenit. Vetëm në Zvicër KMMG ka mbi 1800 punonjës. Aty Shqiponja bënte bilancet vjetore të koncerneve që kanë miliarda në pronësi.

Data dhe vendi i varrimit do të bëhen të ditura me kohë

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat