Mërgimtarët nga Zvicra dhe vendet të tjera të Perëndimit bëjnë: Thirrje për ndërprerjen e grevës në Kosovë!

Zvicra

Mërgimtarët nga Zvicra dhe vendet të tjera të Perëndimit bëjnë: Thirrje për ndërprerjen e grevës në Kosovë!

Nga: Safet Sadiku Më: 28 shtator 2022 Në ora: 20:12
Foto ilustrim

-Letër e hapur drejtuar të gjitha institucioneve përgjegjëse, në veçanti Kryeministrit z. Albin Kurti, për ndërprerjen e menjëhershme të grevës në gjithë Republikën e Kosovës!

-Shumica e këtyre që na kanë thirrur janë votues të Albin Kurtit dhe të Vjosa Osmanit. E thonë hapur opozitën nuk e votojmë më kurrë, por nëse edhe ju nuk bëni zgjidhje do të futeni në të njëjtin grup!... Kosova është jeta jonë!

Shumë i nderuari z. Kryeministër Albin Kurti!

Mbyllja e padrejtë e të gjitha shkollave në Republikën e Kosovës në emër të „një greve gjëja për përmirësimin e kushteve“ me vendimin e sindikatës së shkollave (SBAShK) është një akt i padrejtë dhe i papërgjegjshëm pa marrë parasysh nivelin e arsyeshmërisë! Por tani, kur po bëhet një muaj dhe ende nuk ka kurfarë zgjedhje alternative gjërat kanë kaluar në neveri! Nuk duam të komentojmë më tepër për udhëheqjen e sindikatës „e sinkronizuar“ me shumicën e ashtuquajtur „opozitë“, e cila hapur po solidarizohen me Beogradin, që hë për hë është e vetmja politikë që po vjen nga andej, që Kosovën e dëshiron të destabilizuar me të gjitha mjetet përfshirë këtu edhe „me elementet e brendshëm“, siç është rasti konkret, me „lojtarët sindikalistë“!

I nderuari z Kryeministër Kurti, nesër ose pasnesër dikujt nga lojtarët „që përfaqësojnë faqen e zezë“ mund t’iu tekët edhe për ndonjë sabotim të ndonjë institucioni, me mjete tjera, siç ju ka tekur tani lojtarit dhe krye sindikalistit Jashari! Dhe çfarë duhet të bëjë shteti, konkretisht Qeveria Kurti? Po ne qytetarët çfarë duhet të bëjmë? Detyrë e kujt është ta pastrojë çdo mbeturinë që bllokon institucionet?... Në këtë rast po bëhet bllokimi i shkollave!

Kërkojmë nga ju z. Kryeministër Kurti të bëni një zgjedhje urgjente, maksimalisht të pranueshme që të jetësohet procesi arsimor në praktikë!

Jemi gati për mbështetje me të gjitha resurset që kemi!

1. Nëse Qeveria Kurti, aprovon ndonjë vendim për mësimdhënës të pranueshëm

që bën zgjedhje ne do ta mbështesim.

a). Jemi po ashtu të vetëdijshëm se edhe të gjithë mësimdhënësit nuk janë pa përgjegjësi ligjore që ta sabotojnë pa mbarim procesin arsimor.

2. Janë të shumtë mërgimtarët që gjatë komunikimit kur flasim për ndërprerjen e grevës e thonë hapur se shumë deputetë në Kuvendin e Kosovës e marrin rrogën duke shkelur ligjin, pasi në shumë raste në momentin e votimit, ata nuk janë në sallë, dhe kjo quhet sabotim, pavarësisht se janë deputetë të pozitës.

3. Ne kemi votuar për ndryshim, por në vend të ndryshimit po shijojmë (shpeshherë) sabotime, dhe mosfunksionim të institucioneve, ose po përjetojmë shumë sjellje njëjtë sikur qeveritë e kaluara!

Mbetemi me shpresë se thirrja jonë do të ndikojë në ndërhyrje sa më të shpejtë që në Kosovën tonë një orë e më parë të ndërpritet greva dhe të filloi procesi i arsimit në gjithë Republikën e Kosovës. Kosova na ka gati kurdoherë, kudo që e kërkon nevoja!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat