Ja sa ushtarë shqiptarë ka në armatën zvicerane

Zvicra

Ja sa ushtarë shqiptarë ka në armatën zvicerane

Më: 2 maj 2023 Në ora: 07:22
Një ushtar shqiptar në forcat Zvicerane

Nga fillimi i kësaj jave deri me 9 maj qytetarët zvicranë do ta ndiejn erën e barutit dhe tymit të tankeve (si dikur në Kosovë dhe sot në Ukrainë)  gjatë manovrave ushtarake të armatës zvicerane e armatosur deri në dhëmbë, ku po marrin pjesë mijëra ushtarë.

Sipas gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch në këto manovra ushtarake të quajtuara « LUX23 » do të marrin pjesë mbi 4000 ushtarë, ku në mesin e tyre janë edhe qindra ushtarë me pasaporta zvicerane (me origjinë shqiptare) të cilët shumë lehtë mund t’i identifikosh, meqë mbajnë emra në shqip dhe flasin në shtëpi në gjuhën shqipe, por edhe frengjisht apo gjemrnisht e italisht, varet në cilën pjesë të Zvicres jetojnë dhe veprojnë.

Në këto manovra janë mobilizuar mbi 4000 mijë ushtarë të armatosur deri në dhëmbë me qindra tanke dhe aeroplanë (MIG) luftarak.

Në manovrat ushtarake (LUX23) në pjesën frankofone të Zvicrës deri në Bernë po marrin pjesë mbi 4000 ushtarë. Për keto stërvitje të mëdha ushtarake ekspertët ushtarak thone se këto “stërevitje ushtarake janë më të mëdhate viteve të fundit” apo “Zvicra Romande eshte transformuar në një zonë lufte”, citon gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch e cila ka mësuar nga burimet  e saj se në këto stërvitje ushtarake po marrin pjesë edhe rreth 200 shqiptarë, në mesin e tyre jo vetëm ushtare por edhe oficerë të lartë të cilët shërbejnë në armatën zvicerane.

Ushtria zvicerane është një armatë e drejtuar dhe kreu i ushtrisë që zgjidhet nga Këshilli Federal. Ushtria zvicerane aktualisht numëron mbi 150.000 ushtarë aktivë dhe rreth 33.000 rezervistë. Mosha e këtyre ushtarëve është nga 18 deri në 33 vjec. Buxheti ushtarak është tejet i madh (në vitin 2013, ushtria zvicerane kishte buxhetin prej 4,4 miliardë franga.

Detyrat themelore të kësaj ushtrie janë: Pengimi i luftës, mbrojtja e shtetit, mbajtja e paqes në nivelin ndërkombëtar, mbrojtja e shtettit nga rreziqet (qofte edhe ato virtuale, ekstremiste etj), si dhe ndihma nga katastrofat në brendësi të shtetit dhe jashtë shtetit.

Image
Kryeredaktori i gazetës LeCanton27 me një ushtar zviceran

Ata janë kontaktuar nga reporteri i gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch me të cilet kanë biseduar në shqip. Kuptohet bashkëbiseduesit tanë ushtarë me uniformë zvicerane janë natyralizuar (me pasaporta helevtike). Rrugës, në qytete dhe fshatra ku po mbahen stërvitjet, kemi pa dhe dëgjuar emrat e ushtarëve si: Alban, Kosovare, Kushtrim, Blerim, Kaltrina, Mirlind, Resul, Besnik, Shqiponja, Agron etj…

Janë me mijëra shqiptarë që sot mbajnë uniformën ushtarake të Zvicrës. Deri tani nuk ka një numër të saktë se sa është ky numër, për shkak se ata evidentohen si shtetas të Zvicrës. Por sipas nje analize të gazetës Le Canton27.ch në Armaten zvicerane (150 mijë ushtarë) shërbejnë edhe mbi 4000 shqiptarë. Ndoshta kjo shifer mund të jetë logjike kur zyrtarët nga Zyra Federale për Statsuika sot na thonë se në Zvicer jane 270.000 albanofon apo 3 % të nga numri i përgjithshem i popullsisë. Pra në mesin e tyre katër mijë ushtarëve ka edhe oficerë të lartë, si kolonel, kapiten, rreshter etj..

Pavarësisht nga kjo shifer që nxjerr kjo media zvicerane në shqip,  për numrin e ushtarëve shqiptarë në Zvicer, megjithatë asnjëherë nuk mund të dihet numri i saktë i tyre,  sepse përgjigja zyrtare e autoriteteve nga Berna është se “Zvicra ka ushtarë zviceranë dhe jo ushtarë të huaj apo bëhet fjalë për ushtri multietnike”.

Zyrtarët nga DDPS për gazetën tone janë deklaruar qarte se “në ushtrinë zvicerane ka vetëm zviceranë”. Kjo deklaratë lë të kuptohet faktin se të huajt konsiderohen shtetas zviceranë dhe assesi nuk bëhen ndarje.

Një pjesë e oficerëve të lartë shqiptarë në Armaten zvicerane flet qartë se jane shembull integrimi dhe suksesi të cilët me plot krenari e bartin uniformen ushatarke të Zvicrës dhe i shërbejnë me kënaqësi vendit ku jetojnë, por natyrisht janë krenar edhe me prejardhjen e tyre. Madje nje pjesë e mirë e ushtarëve shqiptarë në radhët e kësaj ushtrie janë edhe pjesë e misioneve ndërkombëtare paqësore, të cilët kryejnë detyra të rëndësishme dhe udhëheqëse qofte ne stevitje te përbashketa apo ne zona te konflikteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat