Zvicër: Shqiptari trafikonte heroinë me sasi të konsiderueshme, dënohet mbi tetë vjet burg

Zvicra

Zvicër: Shqiptari trafikonte heroinë me sasi të konsiderueshme, dënohet mbi tetë vjet burg

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 17 janar 2017 Në ora: 12:19
Ilustrim

Një person është akuzuar se në lokalin e fshatit ka shitur heroinën. Ai duhet të përgjigjet përpara gjykatës, shkruan oltnertagblatt.ch.

Nervozisimi i tij ishte i dukshëm dhe gjatë secilës pyetje në seancën gjyqësore përgjigjej i përmbledhur: “Nuk e di, nuk e njoh, gjithshka ishte ashtu si deklarova gjatë arrestimit.” Dhe e gjithë kjo me një të qeshur që e karakterizonte gjatë gjithë seancës.

Shqiptari nga Kosova (28) i gjatë rreth 1.90 metra dhe shpatullgjërë është akuzuar se mes 2010 dhe 2013 ka shitur rreth 14 kilogram heroinë në rajonet eTrimbach/Olten, Oftringen, Schönenëerd, Lugano dhe në disa vende tjera, përcjell botasot.info.

Llagëpi “Diamant”

Dëshmitarët nuk e kanë njohur të akuzuarin personalisht, por nga fytyra janë të bindur se bëhet fjalë për shpërndarësin e drogës. Dëshmitarët e kanë vërejtur atë në vendet e tyre duke shpërndarë heroinë, por në disa raste edhe marihuanë. Njëri sosh e kishte parë atë dhjetë herë në Lugano dhe blerësit arrinin lehtë ta gjenin përmes llagëpit “Diamant" në lokalin Trimbach. Krahs shitblerjes së drogës ndaj 28 vjeçarit rëndon një akuzë tjetër e dhunimit fizik.

Prokuroria kërkon 8.5 vjet burg

Zgjatja e lejeqëndrimit të tij në Zvicër është pezulluar në 2013, ndërsa prokurori Rauber ka kërkuar 8.5 vjet heqje lirie për shqiptarin nga Kosova. Mbrojtësi i të akuzuarit, Reto Gasser, kërkon ulje të dënimit për klientin e tij. Megjithatë ai duhet të qëndrojë patjetër 28 muaj në burg.

Rasti ka shkuar për shqyrtim në Gjykatën e Apelit./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat