Në 9 mars 2017 në Cafe 56 në Bazelin e Vogël u vranë dy shqiptarë, ndërsa njëri mbeti i plagosur rëndë (raportonte “Bota sot”). Viktimat ishin Mirjan B. (†28) dhe Gent S. (†39), ndërsa viktima e tretë Festim D. (24) u plagos rëndë, që falë intervenimit të shpejtë mjekësor arriti të mbijetojë. Sipas mediave zvicerane Festim D. kishte qenë i njohur edhe më parë për policinë dhe kishte ndalesë qarkullimi në hapësirat e zonës Shengen deri në 2022, shkruan "basellandschaftlichezeitung.ch".
A është 41 vjeçari vrasësi i vërtetë?
Një ditë pas vrasjes tragjike një shqiptar i është dorëzuar forcave policore duke thënë se ai është i lidhur me krimin. Pas pesë ditëve ai thekson se i ishte dorëzuar policisë për të ndihmuar arratisjen e një shoku. Prej atëherë 41 vjeçari është në paraburgim dhe nuk lirohet nga Gjykata me pretekstin se mund të arratiset dhe gjithashtu ekzistojnë dyshime se ai ka lidhje me vrasjen e dyfishtë. Ai është i njohur edhe për policinë gjermane për kërcënime me armë në lokal dhe drogë duke u dënuar me 6 vjet burg.
Për atë Gjykata e Lausannes mendon se breshëria e armëve në mars ka lidhje me allishverishët e drogës dhe se shqiptari i paraburgosur është i njohur në këtë drejtim.
Media zvicerane nuk tregon se për sa kohë i është zgjatur paraburgimi./Bota sot