U Festua 10- vjetori i Pavarësisë së Kosovës, organizuar nga Nëndega e LDK-së në Burgdorf - Bota Sot
U Festua 10- vjetori i Pavarësisë së Kosovës, organizuar nga Nëndega e LDK-së në Burgdorf

Zvicra

U Festua 10- vjetori i Pavarësisë së Kosovës, organizuar nga Nëndega e LDK-së në Burgdorf

Nga: Haki Latifi Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 22:40
Foto nga manifestimi në Kirchberg

Në qytezën e vogël pranë Bernit në Kirchberg në një atmosferë festive, ku merrnin pjesë aktivist të nëndegës, të kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër dhe bashkadhetarë, në mënyrë dinjitoze dhe të hareshme shënuan 10- vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një program të pasur me këngë nga folklori burimor shqiptar.
Manifestimi u nis nën intonimin e Himnit të Kosovës dhe të Dardanisë, „ Kur ka ra kushtimi n`Kosovë „ , kurse hapjen zyrtare të këtij manifestimi e bëri kryetari i Nëndegës së LDK-së në Burgdor z. Refki Kryeziu, duke ju uruar mirëseardhje të pranishmëve në këtë festë të përbashkët jubilare, kushtuar 10- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Me prezencën e tyre në këtë eveniment jubiliar e nderuar edhe kryetari i nëndegës së LDK-së në Zürich z. Lulzim Maliqi me bashkëpunëtorër z.Hasan Spahiu dhe z.Miftar Rama.

Në vazhdim kryetari z. Kryeziu, u shpreh se kemi arsye që sot të festojmë, të kremtojmë dhe të krenohemi me punën tonë të palodhshme e cila rezultoj në rezultatet të prekshme, ku e them me përgjegjësinë më të madhe se pa ne mërgatën, Kosova kurrë nuk do të ishte siç është sot, e lirë, e pavarur, duke i ftuar të pranishmit që me një minutë heshtje t`i nderojmë veprimtarët e kësaj nëndege të cilët nuk janë në mesin tonë për të gjithë veprimtarët e LDK-së dhe të rënët për lirinë e Kosovës.

Ai ndër të jera theksoj se; „Sot, kujtojmë përpjekjet e pa rreshtura dhe shpirtin e një populli për të mos u përulur për liri dhe pavarësinë e Kosovës, të liderit politik, Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova dhe bashkëpunëtorëve të Presidentit Akademik Fehmi Agani, Latif Berisha, Zekeria Cana, Anton Çetta e Fadil Ferati etj., veprën heroike të komandantit Adem Jasharit , Salih Çekaj, Agim Ramadani, kolonel Ahmet Krasniqi, Zahir Pajaziti, Ukë Bytyqi , Ekrem Rexha e Tahir Zemaj etj dhe të të gjithë dëshmorëve të rënë për të vendosur drejtësi dhe të gjithë atyre bijëve dhe bijave që me vullnetin dhe përkushtimin e tyre punuan dhe u flijuan për të ardhmen e këtij vendi. Duke falenderuar shtetin dhe popullin e Zvicrës për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep popullit dhe shtetit të Kosovës“ tha ndër të tjera z. Refki Kryeziu.

Z. Kryeziu në vazhdim ftoi të pranishmit, në emër të nikoqirit që të shërbehen me një apero, e cila kaloi në një atmosferë të këndshme miqësore.

Në vazhdim të programit, të pranishmit i argëtuan këngëtarët e mirënjohur: Visar Bytyqi, Halit Gollaku, Nebi Murseli, Sami Hajzeri. Në të cilën me reportoarin e tyre, u mirëpritën nga të pranishmit me këngë të zgjedhura të traditës dhe të folklorit burimor shqiptar.

Gjatë kohës sa zgjati ky manifestim kulturor, në për mes projektorit u çfaqen sekuenca filmike dhe foto nga e kaluara e lavdishme e rezistencës ndaj pushtuesit serb, të përgaditur nga sekretari i Nëndegës z. Skender Berisha.

Në fund kryetari i nëndegës së LDK-së në Burgdorf pasi falenderoj të gjithë të pranishmit të cilët nderuan këtë festë të përbashkët dhe për të gjithë ata që kontribuan që ky manifestim të shkoj shkelqyeshëm.

Njëherit, në emër të Nëndegës së LDK-së në Burgdorf, kryetari z. Refki Kryeziu, falenderoi donatorët të cilët ndihmuan materialisht këtë organizim siq ishin; z.Agim Sefa, z.Nuhi Jashari dhe z.Ukë Berisha.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test