Në Kujtim të zëdhënësit të lirisë Xhemail Mustafa - Bota Sot
Në Kujtim të zëdhënësit të lirisë Xhemail Mustafa

Zvicra

Në Kujtim të zëdhënësit të lirisë Xhemail Mustafa

Nga: Haki Latifi Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 06:24
Xhemail Mustafa

Sot, më 23 nëntor, mbushen tetëmbëdhjetë vjet, kur një dorë kriminele ia shoi jetën në lirinë aq shumë të ëndërruar, në moshën e pjekurisë, si njeri dhe krijues letrar, pas një veprimtarie shumë të frytshme politike e kombëtare. 

U shua jeta e Intelektualit, bashkëthemeluesit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe këshilltarit politik të themeltarit të shtetit të Kosovës, Presidentit Dr. Ibrahim Rugova.

Emri i Xhemail Mustafës, personalitetin e të cilit e shquante mendimi intelektual, urtia e dinjiteti njerëzor, vizioni i thellë dhe balancimi politik në kushtet dhe rrethanat e jashtëzakonshme në të cilat gjendej Kosova, ende vret ndërgjegjen e secilit shqiptar. Ekzekutimi i tij nga dora kriminale, do të duhej ta ndërgjegjësonte drejtësinë e fjetur kosovare. 

Drejtësia duhet të jet ajo që të tregoj, jo vetëm kush është vrarësi i Xhemail Mustafës, por edhe te gjitha vrasjeve tjera që kanë ndodhur pasluftës e këndej.

Pa u identifikua vrasësit e Xhemail Mustafës e të dhjetëra personaliteteve të tjera politike në Kosovë dhe dalja e kriminelëve para drejtësisë, pavarësia e Republikës së re do të mbetet në ngërç pra, e këtillë siç është.

Lavdi e përjetshme për jetën dhe veprimtarinë e zëdhënësit të lirisë së Kosovës, Heroit Xhemail Mustafa!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test