Bijtë dhe bijat shqiptare me uniformë ushtarake në Zvicër, urojnë ushtrinë e Kosovës!

Zvicra

Bijtë dhe bijat shqiptare me uniformë ushtarake në Zvicër, urojnë ushtrinë e Kosovës!

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 12:27
Mirlind Mulaj

Formimi i Ushtrisë së Kosovës ka gëzuar pa mase edhe oficeret dhe ushtaret shqiptare në Zvicër. Sipas  “Presheva Jonë” në Gjenevë sot në Zvicër janë rreth 5.000 shqiptare që shërbejnë në armatën zvicerane të cilët me krenari bartin uniformen e ushtrisë se këtij vendi, shembull për vendet e botes për tolerance dhe demokraci.

Te rinjtë shqiptare në Zvicër: Krenare që jam shqiptare, krenare që bartim uniformen zvicerane !

Mbi 300.000 mije shqiptare sot jetojnë dhe veprojnë në Zvicër. Shqiptaret që i shërbejnë armatës zvicerane janë kryesisht ata me origjine nga Kosova, por ko edhe nga Maqedonia, Shqipëria e Presheva.

Njeri ndër ta është edhe Kaltrina Azizi me rastin e formimit të ushtrisë së Kosovës, ka uruar gjithë qytetarët për këtë ditë historike.
Një urim të tille e ka bërë edhe ushtari nga Mirlind Mulaj nga Fshati Isniq komuna Deçan i cili jeton dhe veprën në Zvicër nga mosha 2 vjeçari. Mirlindi u rrit dhe u shkollua në kantonin e Aargaut.

Image
Kaltrina Azizi dhe Mirlind Mulaj

Formimin e ushtrisë se Kosovës Mirlindi si gjithi shqiptaret në Zvicër e priti me gëzim shumë të madh. Ai uron ushtrinë e Kosovës me fjalët më të mira, që të jetë ushtria me e fort dhe më paqësorja në botë dhe të ketë bashkëpunim me ushtrinë helvetike me profesionale në Evropë e cila është dëshmuar edhe në Kosovë përmes Sëisscoy-it. “Bëhuni të fort, profesional, respektoni koleget, se gjithë keni një mision te mbroni Zvicrën! ” ishte ky mesazhi i gazetarit shqiptar i cili u gjend në mesin e ushtareve shqiptare në njërën nga kazermat e njohura profesionale të armates helvetike në Zvicër.

Mirlind Mulaj: I gatshëm t’i kthehem atdheut po qese na kërkon t’i kontribuojmë proceseve demokratike dhe sigurisë se vendit

“Unë sot ndihem i aftë të mbroj shtetin ku jetoj dhe veproj, Zvicrën. Po aq jam i aftë dhe i gatshme t’i kontribuoj paqes dhe stabilitetit nëse më ftojnë të dhe të jam një ushtar i Atdheut tim Shqipërisë dhe Dardanisë së lashtë. Gjithmonë i gatshëm ti kthehem Atdheut im dhe ushtrisë sime kur të kërkon Atedheu i im…” ka shkruar e fund ushtari Mirlind Mulaj nga Burg Aargau.

Ushtarakja tjetër, Kaltrina Azizi nga Berna, me rastin e formimit të ushtrisë së Kosovës, ka uruar gjithë qytetarët për këtë ditë historike.

Kaltrina Azizi: Krenare që jam shqiptare, krenare që barti uniformen zvicerane!

Oficerja Kaltrina është edhe shqiptarja e parë e cila është pjesë e forcave tokësore (Infanteris-Forcat) ne ushtrinë Zvicerane.  Ajo ka absolvuar në një nga shkollat e oficerëve më të vështira fizike dhe psikike.

Kaltrina Azizi, e cila ka lindur në Bernë të Zvicrës dhe është nga Kosova, me prejardhje nga Lugina e Preshevës (Bujanoca) e cila  më 3 shkurt është graduar nga Oberi Gst Roduner (Kolonel) me titull oficer-lejtënant dhe është pranuar në korin e oficerëve nga Brigader Nageri.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat