Covid-19, kjo është situata në Afrikë

Afrika

Covid-19, kjo është situata në Afrikë

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 09:23
Ilustrim

Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 2 milionë e 248 mijë.

Gjithsej 2.248.159 persona deri më tani kanë rezultuar pozitiv me virusin në mbarë kontinentin, pasi në 24 orët e fundit janë infektuar edhe 16.365 persona, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë.

Ndërkaq, numri i të vdekurve si pasojë e pandemisë ka arritur në 53.368, me një rritje prej 375 viktimash në 24 orët e fundit.

Shifra më e lartë e viktimave është regjistruar në Afrikën e Jugut me 21.963 të vdekur, pasuar nga Egjipti me 6.732 dhe Maroku me 6.136. Në Sejshelle dhe Eritre nuk është raportuar asnjë vdekje.

Për sa i përket numrit të të infektuarve, ai ka arritur në 805.804 në Afrikën e Jugut, ndërsa pas saj radhiten Maroku me 372.620 raste dhe Egjipti me 117.583. Deri më tani, 1.916.443 persona të infektuar janë shëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat