Varianti i ri i Covid në Afrikë, shkencëtaret: Mund ti rezistojë vaksinës

Afrika

Varianti i ri i Covid në Afrikë, shkencëtaret: Mund ti rezistojë vaksinës

Më: 5 janar 2021 Në ora: 13:15
Foto ilustrim

Shkencëtarët në Afrikën e Jugut thanë se ka shqetësime të arsyeshme se varianti i ri i covid 19 që po përhapet në të gjithë vendin mund të rezultojë më rezistues ndaj vaksinave aktuale që po administrohen në disa vende të botës dhe paralajmërojnë se kjo e bën nevojën për një shpërndarje në shkallë globale të vaksinës, akoma më kritike.

“Ka një shqetësim teorik, një shqetësim të arsyeshëm, se varianti afrikano jugor mund të jetë më rezistent”, thotë profesori Shabir Madhi, që ka udhëhequr testimet e vaksinës së Oxfordit dhe Astra Zeneca-s në Afrikën e Jugut.

Ai iu përgjigj komenteve të shkencëtarëve dhe zyrtarëve britanike dhe tha se një përgjigje vendimtare do të sigurohej në çështje javësh me testime të gjera që po zhvillohen në Afrikën e Jugut.

Shqetësimet rriten nga fakti se virusi në Afrikë ka pësuar mutacion më të madh se varianti në Britaninë e Madhe dhe një nga këto mutacione mund të bëjë që ai ti shpëtojë sulmit nga antitrupat që normalisht luftojnë koronavirusin.

Vaksinat e mësojnë trupin të nxisë një reagim imunitar, që përfshin krijimin e antitrupave për të luftuar koronavirusin, nëse ai përballet me të. Antitrupat janë proteina të vogla të prodhuara nga sistemi imun që ngjiten në sipërfaqen e viruseve dhe efektivisht i çaktivizojnë ato. Nëse kjo mundësi për tu ngjitur është e dobët atëherë antitrupat e krijuar pas administrimit të vaksinës, mund të mos jenë aq efektivë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat