Tragjedi/ Defekt tek pajisjet e oksigjenit, shuhen të gjithë pacientët, familjari publikon ngjarjen e rëndë

Afrika

Tragjedi/ Defekt tek pajisjet e oksigjenit, shuhen të gjithë pacientët, familjari publikon ngjarjen e rëndë

Më: 6 janar 2021 Në ora: 15:14
Egjipt

Tragjedi e madhe në Egjipt, të gjithë pacientët që ndodheshin në kujdes intensiv kanë humbur jetën, pas një defekti në linjën e furnizimit me oksigjen.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Spitalin Qendror El Husseineya në provincën Ash Sharqia, ku furnizimi me oksigjen ka rënë nën 2%.

Familjari i një prej pacientëve me Covid-19 ka filmuar të gjithë ngjarjen. Ai dëgjohet teksa thotë “të gjithë kanë vdekur. Të gjithë në kujdesin intensiv kanë vdekur”.

“Kanë mbetur vetëm infermierët”, thotë 66-vjeçari që sipas mediave vendase u arres tua pasi filmoi ngjarjen.

Në video duken disa pacientë të shtrirë në krevate, ndërsa stafi mjekësor nxiton t’i ndihmojë. Numri i pacientëve që humbën jetën nga ky incident nuk bëhet i ditur.

Një infermiere dallohet e dëshpëruar e ulur në një cep të dhomës, ndërsa ka raportime se ajo madje është gjobitur pasi “nuk punoi në një moment kaq kritik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat