Shpërthen bomba në kryeqytetin e Somalisë, dyshohet për disa të vdekur

Afrika

Shpërthen bomba në kryeqytetin e Somalisë, dyshohet për disa të vdekur

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 09:56
Somali

Disa persona besohet se kanë vdekur pasi një veturë bombë që kishte cak një pikë kontrolli afër ndërtesës së kuvendit në Somali shpërtheu në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, të shtunën.

Një veturë e ngarkuar me material shpërthyes kaloi nëpër një pikë kontrolli, duke bërë që forcat e sigurisë ta qëllonin me armë zjarri dhe vetura më pas shpërtheu në një pikë tjetër të kontrollit, sipas medieve lokale dhe burimeve të policisë.

“Policia, forcat tjera të sigurisë dhe ekipet mjekësore kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa rruga që çon në pallatin presidencial është mbyllur”, tha zëdhënsi i policisë somaleze, Sadaq Adan Ali.

“Ende nuk e dimë numrin e personave të prekur nga vetura bombë, por policia ka filluar një hetim”, shtoi ai, shkruan Anadolu.

Asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për këtë sulm, por sulmet e fundit në shtetin e Afrikës Lindore janë kryer nga militantët e grupit “Al-Shabaab”, që është i lidhur me grupin famëkeq, “Al-Qaeda”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat