Ruanda bëhet shteti i parë afrikan që përdor vaksinën Pfizer

Afrika

Ruanda bëhet shteti i parë afrikan që përdor vaksinën Pfizer

Më: 5 mars 2021 Në ora: 16:08
Ilustrim

Ruanda ka nisur kampanjën e saj të vaksinimit të premten, duke u bërë kështu shteti i parë afrikan që përdor vaksinën Pfizer e cila kërkon ruajtje në temperatura të ulta.

Autoritetet kanë filluar të transportojnë dozat e Pfizer dhe AstraZenecas në shtetin e përbërë nga 12 milionë banorë, pasi ato kishin arritur në fillim të kësaj jave, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Një 90 vjeçar tha se do të ndihet më i sigurt pas marrjes së vaksinës.

“Kjo do të thotë se do të vdes kur Zoti të dojë dhe jo nga koronavirusi”, tha 90 vjeçari Stephanie Nyirankuriza.

Si në shumicën e shteteve të tjera, punëtorët shëndetësorë dhe të vjetrit do të jenë të parët që do të marrin vaksinat dhe parashihet që deri në fund të këtij viti të vaksinohen 30% e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat