Një i vdekur në protestat në Senegal kundër arrestimit të liderit opozitar

Afrika

Një i vdekur në protestat në Senegal kundër arrestimit të liderit opozitar

Më: 5 mars 2021 Në ora: 23:32
Senegal

Të paktën një person ka mbetur i vdekur nga protestat që kanë goditur Senegalin për të tretën ditë radhazi, si pasojë e arrestimin të liderit opozitar Ousmane Sonko.

Sonko është paraqitur të premten në gjykatë, i akuzuar për prishje të rendit publik dhe përdhunim.

Gjatë paraqitjes para drejtësisë ai i ka mohuar akuzat ndërkohë që mbështetësit e tij thonë se ato janë të motivuara politikisht, njofton BBC.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka kërkuar nga protestuesit dhe policia të distancohen nga dhuna në shtetin që është një prej vendeve më të qëndrueshme në Afrikë.

Mirëpo, të premten, policia ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve të cilët po shkatërronin vetura në kryeqytetin e Senegalit, Dakar.

Ndërkohë dy televizione private të cilat e kanë përcjellë protestën janë suspenduar për 72 orë nga Qeveria e cila këto protesta po i cilëson si “dhunë flagrante”

Sonko është sfiduesi kryesor i presidentit aktual në Senegal. Në vitin 2014 ai kishte themeluar partinë e tij të quajtur “Nastef” e cila u rendit e treta në zgjedhjet presidenciale të vitit 2019. Ai ka tërhequr pas vetes të rinjtë e Senegalit me premtime për ndryshim të asaj që ai e quan “sistem”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat