Sulm i rebelëve në Republikën Demokratike të Kongos, 23 civilë të vdekur

Afrika

Sulm i rebelëve në Republikën Demokratike të Kongos, 23 civilë të vdekur

Më: 2 prill 2021 Në ora: 06:22
Ilustrim

Së paku 23 civilë kanë humbur jetën gjatë sulmit të rebelëve të Forcave Demokratike Federale (ADF) në Republikën Demokratike të Kongos.

Autoritetet e provincës Kivu Verior njoftuan se rebelët e ADF-së kryen sulm të armatosur në vendin Manyama Moliso, në afërsi të qytetit Beni. Në njoftim theksohet se gjatë sulmit humbën jetën 23 civilë.

Grupi rebel i Forcave Demokratike Federale, i njohur si ADF, është themeluar në Ugandë dhe tashmë një kohë është kërcënim në pjesën lindore të RD të Kongos.

Supozohet se gjatë sulmeve të ADF-së nga viti 2014 kanë humbur jetën më shumë se 3.000 civilë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat