Gana merr dërgesën e dytë të vaksinave nga Covax

Afrika

Gana merr dërgesën e dytë të vaksinave nga Covax

Më: 7 maj 2021 Në ora: 14:50
Ilustrim

Gana ka marrë dërgesën e dytë prej 350.000 dozash të AstraZeneca nga Covax, një përpjekje e mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për të  shpërndarë vaksinat  falas në vendet e varfra.

Kjo është dërgesa e dytë nga Covax pas dërgesës së parë prej  600,000 dozash që vendi mori në shkurt.

Fushata e vaksinimit në Ganë ishte pezulluar pas vonesave në marrjen e vaksinave nga Covax. Rreth 850,000 persona deri më tani kanë marrë një dozë nga një popullsi prej 31 milion banorësh.

Skema Covax drejtohet nga OBSH dhe gjithashtu përfshin Aleancën Globale të Vaksinave (Gavi) dhe Koalicionin për Inovacione të Gatishmërisë Epidemike (Cepi). Në një deklaratë të përbashkët, OBSH dhe  Unicef thanë se ishte një rast i rëndësishëm dhe “kritik për t’i dhënë fund pandemisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat