Torturë si kjo nuk ishte dëgjuar/ 34-vjeçari lidh djalin dhe e lyen me mjaltë për ta pickuar bletët

Afrika

Torturë si kjo nuk ishte dëgjuar/ 34-vjeçari lidh djalin dhe e lyen me mjaltë për ta pickuar bletët

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 19:15
Foto ilustrim

Një ngjarje e pazakontë dhe njëkohësisht e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Egjipt, ku një 34-vjeçar lidhi fëmijën e tij dhe më pas e leu me mjalt në mënyrë që ta pickonin bletët.

34-vjeçari vendosi të dënonte të miturin për shkak se ky i fundit vodhi disa gjëra (nuk dihet se çfarë) nga fqinji. I mituri i identifikuar si Muhamed D., u gjet i shtrirë në tokë me duart të lidhura pas shpinës, ndërsa shumë insekte kishin “mbërthyer” trupin e tij.

Ndërkohë, i ati i tij 34-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, u arrestua për veprimin e tij.

Mediat lokale raportuan se nëna 29-vjeçare e të miturit u tmerrua kur pa se si djali i saj po ndëshkohej dhe kërkoi ndihmë nga një ekip lokal i shpëtimit.

Sipas autoriteteve mjekësore, Muhamedi ishte në një gjendje "të mjerueshme", ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Image
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat