Sri-Lanka para katastrofës mjedisore

Afrika

Sri-Lanka para katastrofës mjedisore

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 00:31
Sri-Lanka

Grupet për mbrojtjen e mjedisit në Sri-Lankë kanë nisur procedurat ligjore ndaj operatorëve të një anijeje që ishte fundosur ditë më parë në portin kryesor të vendit.

Autoritetet shtetërore kanë tentuar që ta shmangin katastrofën, pas fundosjes së anijes që transportonte lëndë të ndryshme kimike.

Ekipet kanë tentuar që ta zhvendosin anijen në ujërat më të largëta të portit të Colombos, por kanë dështuar për shkak se anija ka ngecur tërësisht në rërë dhe baltë.

Anija ishte përfshirë në flakë gjatë lundrimit, me ç’rast po bartte mbi 25 tonë të acidit nitrik dhe materiale të tjera të rrezikshme kimike.

Si pasojë e rrezikut nga kemikatet, Qeveria në Sri-Lankë ka ndaluar peshkimin në një distancë prej së paku 80 kilometrash nga bregdeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat