OBSH do të vaksinojë 958 mijë fëmijë në kuadër të luftës kundër malaries në Nigeri

Afrika

OBSH do të vaksinojë 958 mijë fëmijë në kuadër të luftës kundër malaries në Nigeri

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 16:18
Foto ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) do të vaksinojë 958 mijë fëmijë në kuadër të luftës kundër malaries në rajonin Adamawa të Nigerisë në të cilën operon organizata terroriste Boko Haram.

Këshilltarja e OBSH-së për Malarien dhe Situatat Emergjente në verilindje, dr. IniAbasi Ngass njoftoi se do të vaksinojnë 958 mijë fëmijë në kuadër të luftës kundër malaries në 21 zona të rajonit Adamawa.

“Në fushatën e vaksinimit do të punojmë me mbi 3.300 punonjës shëndetësorë, 2.700 vullnetarë dhe 211 vëzhgues”, tha Ngass.

Duke bërë të ditur se në fushatë synojnë të vaksinojnë fëmijët 1 deri në 5 vjeç, Ngass informoi se vaksinimet do të bëhen në shtëpi.

Në rajonet Adamawa dhe Borno ku operon Boko Haram, vitin e kaluar nga malaria humbën jetën mbi 400 persona.

Malaria e cila transmetohet nga pickimet e mushkonjave që bartin parazitë dhe e cila shfaqet pas një periudhe mesatarisht inkubacioni prej 7 ditësh, shfaqet me simptoma të ngjashme me gripin të tilla si: temperaturë, ethe, djersitje, dhimbje koke, të përziera, të vjella, dhimbje muskulare dhe gjendje dobësie.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat