Zhduket Ebola në Guine

Afrika

Zhduket Ebola në Guine

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 22:07
Foto ilustrim

Një shpërthim i Ebolas në Guine është çrrënjosur me sukses, deklaroi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sëmundja ishte kthyer në vend në mes të shkurtit  të këtij viti pasi tre persona u infektuan në Gouecke, një qytet në rajonin jug-lindor të Nzerekore.

16 njerëz u infektuan në total, nga të cilët 12 vdiqën, raporton The Economist.

Përhapja e mëparshme të Ebolës në Nzerekore, e cila shkoi deri në Liberi dhe Sierra Leone, përfundoi në vitin 2016.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat